ARKATANA

Kriminelët përfitojnë nga mungesa e marrëveshjes së ekstradimit me Serbinë

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Kosova ka dështuar të diskutojë në bisedimet e Brukselit aspekte të rëndësishme të sigurisë.

Ministria e Drejtësisë së Kosovës nuk e ka idenë se kur do të ndodhë marrëveshja e ekstradimit mes Kosovës dhe Serbisë. Këtë çështje në Ministri e konsiderojnë më shumë të karakterit politik, shkruan sot Koha Ditore.

Mobi Casa

Kurse njohësit e fushës së sigurisë kanë thënë se Qeveria e Kosovës ka dështuar në këtë aspekt për shkak se nuk ka qenë në gjendje që në dialogun me Serbinë të insistojë në diskutimin e çështjeve shumë të rëndësishme, siç është marrëveshja e ekstradimit.

As EULEX-i nuk e ka formulën se si të bëjë transferimin e të burgosurve në mes këtyre dy shteteve, përcjell koha.net. “EULEX-i nuk ka marrëveshje të tilla”, është përgjigjur Zyra për media në këtë institucion.