HW

Kriminalizimi i shtetit largon investitorët

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ambienti biznesor gjithnjë e më i vështirë. Investimet në rënie, për shkak të krizës politike dhe korrupsionit

“Në këtë kohë, Kosova është vend i përshtatshëm për shpëlarje parash nga jashtë-brenda dhe nga brenda-jashtë. Kjo pasiguri i detyron edhe investitorët e tanishëm ta riorientojnë një pjesë të investimeve në mbrojtjen e kapitalit ekzistues, ose bartjen e tij jashtë nëse nuk janë pjesë e strukturës së krimit që e ka ngufatur ekonominë”, ka thënë analisti Isa Mulaj

Zhvillimet e fundit në Kuvendin e Kosovës dhe ato pamje me gazin lotsjellës me rastin e zgjedhjes së presidentit të vendi, pritet të ndikojnë negativisht në tërheqjen e mundshme të investitorëve të huaj në vend.

Mobi Casa

Kështu vlerësojnë ekspertët vendorë dhe të huaj, por edhe përfaqë- sues të investitorëve evropianë, të cilët flasin për një gjendje jo të mirë në Kosovë. Ata thonë se investitorët e huaj, por edhe ata vendorë i ka kapur frika për të investuar, për shkak të destabilitetit politik si dhe Gjykatës Speciale që edhe shumë më shumë mund ta trazojnë skenën politike kosovare. Sipas të dhënave të BQK-së, mësohet se një vit para se të shpallej pavarësia, më 2007, investimet kanë qenë në vlerën prej 440 milionë eurove, ndërkaq për vitin 2015 ato është thënë se kanë qenë në vlerën prej 270 milionë eurove.

Lideri i AKBsë, Agim Shahini, është i mendimit se skenat e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës sikurse ato të mëhershmet, por edhe ato të ditës së premte, janë mesazhi më i keq që Kosova mund t’u dërgojë investitorëve të huaj, por edhe atyre vendorë./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.