United Hospital

Krimi në rritje

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Në Emergjencën e QKUK-së 4 persona kanë vdekur për gjashtë muajt e parë të vitit, shkaku i përdorimit të armëve. Derisa në shtatë muajt e parë të vitit, në Kosovë, sipas Policisë, janë evidentuar 4 raste të vdekjeve më shumë sesa një vit më parë.

Numri i pacientëve që lëndohen me armë të zjarrit apo edhe me armë të ftohta e që kërkojnë ndihmë mjekësore në Klinikën Emergjente të QKUK-së është jo i vogël.

Eco Higjiena

Spitali i vetëm në Kosovë që ofron ndihmë mjekësore emergjente të nivelit terciar, për gjashtë muajt e parë të vitit 2016 ka trajtuar 207 persona me lëndime nga armët e zjarrit, si dhe armët e ftohta. Ndërkohë gjatë kësaj periudhe kohore edhe katër pacientë tjerë kanë ndërruar jetë, derisa nuk kanë arritur të mbijetojnë nga plagët që kanë marrë si rezultat i armëve.

Këto statistika janë konfirmuar nga Basri Lenjani, drejtor i Klinikës Emergjente të QKUK-së. Lenjani për gazetën “Zëri” ka thënë se numri i rasteve që janë plagosur për gjashtë muajt e parë të vitit është tejet shqetësues./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.