Mobi Casa

Krimi në Menznau, shkas i bllokimit të shtetësisë për kosovarin?

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Në kantonin Aargau një shqiptar i Kosovës me histori delinkuente, do të ketë vështirësi për ta marrë pasaportën e Zvicrës pasi që në parlament janë shtuar zërat që atij t`i pamundësohet kjo e drejtë.

Krimi i rëndë në Menznau të Lucernit, i kryer nga një shqiptar i Kosovës me shtetësi zvicerane duket se nuk do të vonojë t`i sjellë frytet e hidhura për shqiptarët e Zvicrës.

Kjo mund të dëshmohet shumë shpejt, veç tjerash, në rastin e parë të ardhshëm të natyralizimit të të huajve në kantonin Aargau. Pyetja e shtruar në opinion këtyre ditëve se si ka mundur të pajiset me shtetësinë zvicerane Viktor B., kur ai para 15 vitesh kishte pasur një dënim me kusht, do të prodhojë një ashpërsim të theksuar në procedurat e natyralizimit të shqiptarëve tash e tutje.

Hidromorava

Kështu, në kantonin Aargau njoftohet se një shqiptar i Kosovës me një histori delinkuente, do të ketë vështirësi për ta marrë pasaportën e Zvicrës. Në Parlamentin e kantonit janë shtuar zërat që Agimit t`i pamundësohet kjo e drejtë, shkruan blick.ch. Shkak: dënimi që ai ka pasur para 11 vitesh për disa vepra penale. Në maj të vitit 2002 ai ishte dënuar 6 muaj me kusht prove për 3 vjet për vjedhje të shumëfishtë, prishje të rendit shtëpiak etj. Por, Agimi bën edhe dy herë delikte, njëherë përfshihet në një zënkë e herën tjetër për shkelje të ligjit mbi komunikacionit rrugor.

Ndonëse e ka të njohur historinë e tij, niveli kantonal e ka dërguar rekomandimin në federatë që atij t`i jepet shtetësia. Arsyetimi ka qenë i bazuar në parimin se kur dikush ka sjellje të mirë një kohë të gjatë, mund të natyralizohet përkundër historisë së tij delinkuente. “Atëbotë kam qenë i ri, mendjekehtë dhe i papërgjegjshëm”, ka shkruar Agimi në një deklarim të tij. Dhe, prej asaj kohe ai nuk ka rënë në konflikt me ligjin.(albinfo)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.