Eko Higjiena

Krimi me privatizimin të hetohet dhe të ndëshkohet

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Abuzimi i madh me pronën shoqërore pas luftës.Njerëzit e lidhur me pushtetin të mos bëhen pengesë

Analisti Shefqet Dibrani, në një prononcim për gazetën “Kosova Sot”, ka thënë se, nëse Prokuroria Speciale dhe gjykatat ndërkomunale nuk do të bëjnë një hetim gjithëpërfshirës, duke mos përjashtuar kësisoj asnjë rast, i gjithë procesi do të shndërrohet në farsë derisa, siç thotë ai, mund të pësojnë ato grupe dhe ata individë që nuk janë të lidhur me shtetin

Procesi i privatizimit konsiderohet nga analistë dhe ekspertë të ndryshëm se ka qenë i shoqëruar me shumë parregullsi dhe favorizime të ndryshme. Shumë skandale kanë dalë nga privatizimi i ish-ndërmarrjeve shoqërore, ndërsa ka dyshime të forta se pas blerësve qëndrojnë njerëz të afërt me pushtetin.

Uji Dea

Por, përveç disa rasteve kur drejtësia ka vepruar dhe ka hapur procese hetimore e gjyqësore, pjesa dërrmuese e aferave kanë mbetur të pazbardhura. Në këtë pikë- pamje duket se për t’i tejkaluar këto dyshime dhe që të zbardhet e vërteta rreth këtij procesi, nga njohësit e kësaj fushe propozohet që të bëhet një hetim gjithëpërfshirës i tërë privatizimeve, me theks të posaçëm i rasteve më të dyshimta, që dyshohet se në to kanë qenë të implikuar njerëz nga politika dhe ku janë përfshirë grupet e ndryshme kriminale të lidhura me këtë të fundit.

Por, mbetet mister se a ka vullnet për t’i shkuar deri në fund aksionit të nisur dhe asaj se a do të ketë një pastrim të politikës nga figurat e korruptuara, që dyshohen se janë përfshirë në privatizimet abuzive të pronës shoqërore.

Analisti Shefqet Dibrani, në një prononcim për gazetën “Kosova Sot”, ka thënë se nëse Prokuroria Speciale dhe gjykatat ndërkomunale nuk do të bëjnë një hetim gjithëpërfshirës, duke mos përjashtuar kësisoj asnjë rast, i gjithë procesi do të shndërrohet në farsë derisa, siç thotë ai, mund të pësojnë ato grupe dhe ata individë që nuk janë të lidhur me shtetin. “Prandaj, çdo hetim selektiv do të jetë me pasoja për t’u ndriçuar gjithë ky kriminalitet ekonomik që ka ndodhur në Kosovë”, ka theksuar ai./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.