RCCOLA

Krimi me arsimin, goditja më e rëndë e pushtetarëve analfabetë

/ 19 minuta lexim

Duke iu referuar Raportit të ri të Bankës Botërore, për Indeksin e Kapitalit Njerëzor me të dhënat alarmante, sidomos për nivelin arsimor në Kosovë, analistët dhe ekspertët e kësaj fushe konstatojnë se ky “notim” negativ vjen pikërisht si rezultat i qeverisjeve të inkriminuara të pasluftës nga të gjitha pushtetet.

Qarri: Kur vitet e shkollimit nivelohen me cilësinë e arsimit, mjerisht del se arsimimi është i barabartë vetëm me 7.7 vjet shkollë, gjë që do të thotë se ata kanë një mungesë prej së paku 5.1 vjetësh ngritjeje arsimore!

“Edhe pse kanë kaluar gati dy dekada nga përfundimi i luftës, Kosova ende nuk ka arritur të ndërtojë një sistem cilësor arsimor, por gjatë tërë kësaj periudhe janë vjedhur paratë përmes tenderëve të kriminalizuar për ndërtim të shkollave, duke iu dhënë tenderët si gjithnjë vetëm mafio-oligarkëve të njëjtë, pa procedura tenderike dhe me çmime astronomike, që nga botimi i librave shkollorë, edhe atë për 20 vjet rresht! Kështu, politikanët gjysmanalfabetë dhe të inkriminuar e kanë rrënuar në themel shkollën shqipe kosovare, duke e shfrytëzuar e zhvatur vetëm për përfitime personale dhe partiake klienteliste”, thotë analisti Florim Zeqa për “Kosova Sot”.

Duke iu referuar Raportit të ri të Bankës Botërore, për Indeksin e Kapitalit Njerëzor me të dhënat alarmante, sidomos për nivelin arsimor në Kosovë, analistët dhe ekspertët e kësaj fushe konstatojnë se ky “notim” negativ vjen pikërisht si rezultat i qeverisjeve të inkriminuara të pasluftës nga të gjitha pushtetet.

Hulumtimi konstaton se përveç mossundimit të ligjit, shëndeti dhe arsimimi i njerëzve nuk kanë pasur kurrfarë vëmendje pozitive nga asnjëra qeveri kosovare, por ata kanë qenë dhe janë të përkushtuar vetëm të mbushin xhepat e zyrtarëve të korruptuar dhe të klientelës së tyre kriminale. Po ashtu ky hulumtim tregon se Indeksi i Kapitalit Njerëzor të Kosovës është nën mesataren e rajonit, ku fëmijët në Kosovë pritet që të përfundojnë për 12.8 vjet të shkollimit parafillor, fillor dhe të mesëm, deri në moshën 18-vjeçare. Megjithatë, kur vitet e shkollimit nivelohen me cilësinë e arsimit, atëherë arsimimi i tyre është i barabartë vetëm me 7.7 vjet, që do të thotë se ata kanë një mungesë prej 5.1 vjetësh. Sipas analistëve dhe qytetarëve të anketuar, kjo gjendje tregon më së miri se si edhe për gati dy dekada, Kosova nuk ka qenë e aftë të ndërtojë një sistem cilësor arsimor, por gjatë tërë kësaj periudhe janë vjedhur paratë përmes tenderëve të kriminalizuar për ndërtim të shkollave, tenderë të cilët u janë dhënë vetëm mafio-oligarkëve të njëjtë, madje edhe pa procedura tenderike dhe me çmime astronomike. Kështu është vepruar edhe duke filluar që nga botimi i librave shkollorë, edhe atë për 20 vjet rresht. Barrën e përgjegjësisë për këtë rrënim të arsimit kosovar, sipas analistëve, e bartin politikanët gjysmanalfabetë dhe të inkriminuar, që e shkatërruan në themel shkollën shqipe kosovare, duke e shfrytëzuar e zhvatur vetëm për përfitime personale dhe partiake klienteliste.

Fondet shkuan në xhepat e mafio-politikanëve

Edhe sipas politologes Liridona Bislimi, ky raport kaq kritik, me të metat e evidentuara, është pasojë e të gjitha qeverisjeve të deritanishme të korruptuara dhe inkriminuara që ka pasur Kosova në periudhën e pasluftës. “Nuk është aspak befasues ky vlerësim nga Raporti i ri i Bankës Botërore, i cili e publikoi raportin për indeksin e kapitalit njerëzor me të dhënat alarmante, sidomos për nivelin arsimor në Kosovë, e kjo është pikërisht rezultat i qeverisjeve të inkriminuara të pasluftës, ku përveç mossundimit të ligjit shëndeti dhe arsimimi i njerëzve nuk kanë pasur kurrfarë vëmendje pozitive nga asnjëra qeveri kosovare, por ata kanë qenë dhe janë të përkushtuar vetëm të mbushin xhepat e zyrtarëve të korruptuar dhe të klientelës së tyre kriminale. Është një realitet, ndonëse mjaft i hidhur, që e nxjerr të vërtetën në shesh, ngase ky hulumtim tregon se Indeksi i Kapitalit Njerëzor të Kosovës është nën mesataren e rajonit”, theksoi ajo për “Kosova Sot”. Sipas saj, është një alarm serioz që nxjerr ky hulumtim.”Nga ky raport dëshmohet se edhe për gati dy dekada Kosova nuk ka qenë e aftë të ndërtojë një sistem cilësor arsimor, por gjatë tërë kësaj periudhe janë vjedhur paratë përmes tenderëve të kriminalizuar për ndërtim të shkollave, si dhe ata u janë dhënë vetëm mafio-oligarkëve të njëjtë, pa procedura tenderike dhe me çmime astronomike, që nga botimi i librave shkollorë, edhe atë për 20 vjet rresht. Po ashtu, është për keqardhje që Indeksi i Kapitalit Njerëzor tregon se një fëmijë i lindur sot në Kosovë do të jetë vetëm 56% produktiv kur të rritet në krahasim me fëmijën që do të kishte arsimim komplet dhe shëndet të plotë”, vijoi më tej Bislimi. “Krejt kjo gjendje vjen si pasojë e së kaluarës kriminale të udhëheqjes së vendit, sepse politikanët gjysmanalfabetë dhe të inkriminuar e kanë rrënuar në themel shkollën shqipe kosovare, duke e shfrytëzuar e zhvatur vetëm për përfitime personale dhe partiake klienteliste, ku nëse do të kishin sadopak ndërgjegje ky nivel kaq i ulët arsimimi, do të duhej t’i alarmonte të gjitha institucionet dhe partitë parlamentare, që të paktën ta shpallin, më në fund, arsimin prioritet kombëtar e shtetëror. Dhe tani, nëse Kosova vazhdon akoma në këtë gjendje të mjerueshme arsimore, mbetet me pasoja të rënda ekonomike nga dështimi me arsimin, ku aftësia e fuqisë punëtore mbetet e dobët për t`iu përgjigjur nevojave të tregut dhe punëdhënësve për shkak se të diplomuarit kanë fare pak njohuri të duhura (vetëm gjysmën e tyre) dhe realisht ky sistem i inkriminuar i arsimit dhe politikës ka prodhuar gjysmanalfabetë për afro dy dekada me radhë, vlerësoi Liridona Bislimi për “Kosova Sot”.

ZEQA: PA PROCEDURA TENDERIKE DHE ME ÇMIME ASTRONOMIKE, BOTIMI I LIBRAVE SHKOLLORË IU DHA MAFIO-OLIGARKËVE TË NJËJTË

Analisti politik Florim Zeqa i ka thënë gazetës se është fakt që arsimi është një ndër hallkat kryesore të ndërtimit dhe së ardhmes së një shteti, andaj s’ka si të mos jetë ndjenjë e mirë hapja e shkollave të reja dhe universiteteve në vendin tonë, por gjithnjë numri i tyre duhet të jetë në përputhje të plotë me numrin e banorëve dhe nevojave zhvillimore të vendit e të mos degradohet sistemi. “Hapja e Universiteteve (politike) Publike dhe private pa kritere nga ana e pushtetarëve, nuk e kishte qëllim parësor arsimimin, por punësimin e të afërmve dhe militantëve partiakë në ato universitete. Kjo logjikë e mbrapshtë e hapjes e “vendeve të reja të punës” është logjikë e shkuarjes mbrapa e jo e ecjes përpara, ngase kuantiteti nuk e përcakton asnjëherë kualitetin në arsim. Produkt i këtyre universiteteve dhe sistemit të inkriminuar arsimor është fabrikimi i kuadrove “gjysmanalfabetë”, ku të diplomuarit kanë fare pak njohuri profesionale, e aq më pak për nevojat konkurrencën e tregut të punës në sistemin aktual shoqëror”, theksoi ai.”Pasojat e nivelit të ulët arsimor barten në sektorët e tjerë, si në shëndetësi, ekonomi, tregti, diplomaci, kulturë, sport etj. Në mungesë të një strategjie nacionale për arsimin e lartë, për çka çdo vit kemi rritje të titujve “akademik e shkencor”, dhe rënie të cilësisë e të kualitetit në arsim. Kosova është një vend i vogël për shtrirjen gjeografike të universiteteve e kolegjeve, që janë bërë sikur objektet fetare të pasluftës, që mbinin ngado e kudo, edhe aty ku nuk kishte fare nevojë për to! Raporti më i ri i Bankës Botërore për Indeksin e Kapitalit Njerëzor, në veçanti për nivelin arsimor në Kosovë, jep të dhëna alarmante! Niveli ulët arsimor në Kosovë është rezultat i qeverisjeve të inkriminuara të pasluftës, e në veçanti në dhjetëvjetëshin e fundit. Ky hulumtim e tregon se Indeksi i Kapitalit Njerëzor të Kosovës është nën mesataren e shteteve të rajonit”, potencoi më tej Zeqa.”Edhe pse kanë kaluar gati dy dekada nga përfundimi i luftës, Kosova ende nuk ka arritur të ndërtojë një sistem cilësor arsimor, por gjatë tërë kësaj periudhe janë vjedhur paratë përmes tenderëve të kriminalizuar për ndërtim të shkollave, duke iu dhënë tenderët si gjithnjë vetëm mafiooligarkëve të njëjtë, pa procedura tenderike dhe me çmime astronomike, që nga botimi i librave shkollorë, edhe atë për 20 vjet rresht! Kështu, politikanët gjysmanalfabetë dhe të inkriminuar e kanë rrënuar në themel shkollën shqipe kosovare, duke e shfrytëzuar e zhvatur vetëm për përfitime personale dhe partiake klienteliste. Këtë e tregon edhe Indeksi i Kapitalit Njerëzor, se një fëmijë i lindur sot në Kosovë do të jetë vetëm 56 për qind produktiv kur të rritet në krahasim me fëmijën që do të kishte arsimim komplet dhe shëndet të plotë në rrethana normale. Siç e konstaton Indeksi i Kapitalit Njerëzor, fëmijët në Kosovë pritet që të përfundojnë 12.8 vjet të shkollimit parafillor, fillor dhe të mesëm, deri në moshën 18-vjeçare. Megjithatë, kur vitet e shkollimit nivelohen me cilësinë e arsimit, atëherë arsimimi i tyre është i barabartë vetëm me 7.7 vjet, që do të thotë se ata kanë një mungesë prej 5.1 vjetësh”, tha Zeqa për “Kosova Sot”.

SISTEMI PARA KOLAPSIT

UBT

Sipas ekspertit të fushës së arsimit, Halim Hyseni, gjendja e arsimit në Kosovë është e rëndë. “Unë kam dëshmi dhe fakte se kjo gjendje është edhe më e rëndë sesa ajo që e paraqet Banka Botërore. Sistemi i edukimit dhe i arsimit është në kolaps total, sepse administrohet, menaxhohet dhe udhëhiqet nga mendja e pashkolluar, nga individë dhe grupe, të cilëve u mungojnë aftësi dhe njohjet elementare të domosdoshme për fenomenet e edukimit dhe të arsimit. Me fjalë të tjera, me ndryshime në arsim merren forcat që nuk janë në gjendje të depërtojnë në thellësinë e ndryshimeve me arsim. Edukimi dhe arsimi janë para kolapsit total, sepse kjo fushë po keqpërdoret për qëllime politike dhe për të mbajtur pushtetin. Të gjitha partitë që kanë qenë në pushtet janë përgjegjëse për këtë fatalitet, për pasojat e të cilave akoma nuk jemi të vetëdijshëm. Asgjë brenda këtij sistemi nuk funksion si duhet. Imputet janë të pavolitshme, procedimi është arkaik, outputet siç po shihet janë katatstrofale; mungon etika, funksionimi i shtetit ligjor. Ndryshimet bëhen pa ekspertizë profesionale dhe shkencore. Zoti e ruajt këtë popull nga “‘LIDERËT’ e tashëm”, tha Hyseni për “Kosova Sot”.

QARRI:PUSHTETARËT E INKRIMINUAR E KANË LËNË SISTEMIN ARSIMOR AQ PRAPA!

Sipas analistit politik Gani Qarri, raporti më i ri i Bankës Botërore me publikimin e Indeksit të Kapitalit Njerëzor, si rezultat të qeverisjes së të gjitha pushteteve të pasluftës, solli dëshmitë më alarmante, në të gjithë rajonin, sidomos për nivelin tejet të ulët arsimor në Kosovë.”Madje përveç mossundimit të ligjit, sistemit të shkatërruar shëndetësor dhe nivelit alarmant të arsimimit të gjeneratave të tëra, për vite me radhë, qeveritë e deritanishme, jo vetëm se nuk kanë pasur kurrfarë vëmendje pozitive për sektorët më jetikë në Kosovë, por ata në vazhdimësi, kanë qenë të përkushtuar vetëm të mbushin xhepat e zyrtarëve të korruptuar dhe të klientelës së tyre kriminale. Këtë fakt e dëshmon edhe vetë hulumtimi i Bankës Botërore, duke vërtetuar publikisht në raportin e vet, se Indeksi i Kapitalit Njerëzor pikërisht në Kosovë është dhe vazhdon të mbetet nën mesataren e gjithë shteteve të rajonit dhe më gjerë”, u shpreh ai.”Përkundër faktit se fëmijët edhe në Kosovë parashihet që të përfundojnë 12.8 vjet të shkollimit para fillor, fillor dhe të mesëm, deri në moshën 18-vjeçare, megjithatë kur vitet e shkollimit nivelohen me cilësinë e arsimit, mjerisht del se arsimimi i tyre është i barabartë vetëm me 7.7 vjet shkollë, gjë që do të thotë se ata kanë një mungesë prej së paku 5.1 vjetësh ngritjeje arsimore. Kjo dëshmon edhe një herë më tepër se pushtetarët e inkriminuar e kanë lënë sistemin arsimor aq prapa, saqë edhe për gati dy dekada Kosova nuk ka qenë e aftë të ndërtojë një sistem cilësor arsimor, as sipas parametrave rajonalë”, tha Qarri për “Kosova Sot”. Sipas tij, për aq më tepër, është vërtetuar katërçipërisht se shumica e krerëve të pushtetit, me potencialin e ulët intelektual që vetë ata e posedojnë, e kanë të vështirë, për të mos thënë edhe të pamundur, që t`i kuptojnë këto të dhëna, përkundër asaj se niveli kaq i ulët arsimimi do të duhej t’i alarmonte të gjitha institucionet dhe partitë parlamentare,që të paktën Kuvendi ta shpallë përfundimisht arsimin prioritet kombëtar e shtetëror.

ALIU: POLITIKANËT GJYSMANALFABETË DHE TË INKRIMINUAR E KANË RRËNUAR NË THEMEL SHKOLLËN SHQIPE KOSOVARE

Shumë real, për fat të keq, e sheh raportin e BB-së edhe analisti Bislim Aliu.”Pa dyshim që hulumtimi i ri i Banës Botërore për Indeksin e Kapitalit Njerëzor në Kosovë është pikërisht rezultat i qeverisjeve të inkriminuara të pasluftës, nga të gjitha pushtetet. Ndaj, përveç mossundimit të ligjit, shëndeti dhe arsimimi i njerëzve nuk kanë pasur kurrfarë vëmendje pozitive, nga asnjëra qeveri kosovare, por ata kanë qenë dhe janë të përkushtuar vetëm të mbushin xhepat e zyrtarëve të korruptuar dhe të klentelës së tyre kriminale. Dhe, ky hulumtim qartas e tregon Indeksin e Kapitalit Njerëzor të Kosovës, i cili është nën mesataren e rajonit. Për këtë, fëmijët në Kosovë pritet që të përfundojnë 12.8 vjet të shkollimit para fillor, fillor dhe të mesëm, deri në moshën 18-vjeçare. Megjithatë, kur vitet e shkollimit nivelohen me cilësinë e arsimit, atëherë arsimimi i tyre është i barabartë vetëm me 7.7 vjet, që do të thotë se ata kanë një mungesë prej 5.1 vjetësh! Andaj, edhe mund të pyesim, a thua, pse edhe për dy dekada Kosova nuk ka qenë e aftë të ndërtojë një sistem cilësor arsimor, por gjatë tërë kësaj periudhe janë vjedhur paratë përmes tenderëve të kriminalizuar për ndërtim të shkollave, të cilët u janë dhënë vetëm mafio-oligarkëve të njëjtë, pa procedura tenderimi dhe me çmime astronomike, që nga botimi i librave shkollorë, edhe atë për 20 vjet me radhë?! Dhe, për këtë, politikanët gjysmanalfabetë dhe të inkriminuar e kanë rrënuar në themel shkollën shqipe kosovare, duke zhvatur e shfrytëzuar vetëm për përfitime personale dhe partiake klienteliste”, tha Aliu për “Kosova Sot”.

BADALLAJ: NUK MUND TË PRITET ARSIM DHE SHËNDETËSI E NIVELIT EVROPIAN NGA KËTA “POLITIKANË” HAJNA!

Analisti politik Reshat Badallaj vlerëson se nuk mund të pritet arsim dhe shëndetësi e nivelit evropian nga ata “politikanë” hajna, që në prioritet e kanë vendosur vjedhjen dhe jo ndërtimin e fuqizimin e shtetit të tyre. “Mjerisht që nga paslufta pushtetin në Kosovë e kanë kapur banditët, hajnat, për të qeverisur vendin. Përse e them këtë me bindjen time të plotë dhe pa dyshim fare? E para, asnjë qeveri nuk e ka përfunduar mandatin deri në fund. Të gjitha qeveritë dhe ministritë e të gjitha dikastereve janë me afera, skandale dhe procese gjyqësore për hajni dhe kush mund ta kundërshtojë këtë.Vjedhje në asfalt dhe procese të tejzgjatura për hajni, vjedhje dhe skandale në arsim që bëhet pyetja me vend. Dhe, merreni me mend, ditë më parë ndodhi vjedhje në Evropë që shkuan një bandë turistësh kinse të arsimit dhe vodhën, duke na qitur hijen më të turpshme. Shikoni nivelin e arsimit në Kosovë që është në fund të pusit. Problemi tjetër qëndron edhe se në arsim, përpos hajnisë, aty ka njerëz që kanë blerë diplomat universitare, njerëz gjysmanalfabetë. Kur e them gjysmanalfabetë, botërisht dihet se njeriu që as gjimnazin nuk e ka të kryer e ka gradën prof. dr. dhe më thoni si mund të përparojë arsimi me këtë soj banditësh. Shikoni edhe në krye të qeverisë se sa njerëz janë të paarsimuar dhe kanë diploma fakulteti e më lart. Pra, nuk kanë pasur vëmendje në arsim, por vëmendja e tyre ka qenë kapja e pushtetit në çdo dikaster, duke i vërë militantët e tyre sa për të futur dhe më pas të marrin votat dhe të mbushin xhepat e tyre, duke u pasuruar jashtëligjshëm”, tha Badallaj për “Kosova Sot”.

Qytetarët kritikojnë krerët e shtetit

Të pyetur rreth kësaj gjendje të konstatuar nga Raporti i BB-së, edhe qytetarët e rastit theksojnë se janë të pakënaqur me nivelin e arsimit në vendin tonë. Sipas qytetarit Selver Lenjani, niveli i arsimit në vendin tonë mund të jetë akoma edhe më të ulët sesa që e nxjerr ky raport, pasi që sipas tij, degradimi i arsimit ka filluar që nga ditët e para të fillimit të pasluftës, me institucionet e kapura nga politika e korruptuar.”Unë besoj sinqerisht që Banka Botërore ka arritur mjaft saktë që ta vlerësojë dhe analizojë në raportin e vet fushën e arsimit dhe të shëndetësisë në vendin tonë, sepse që të dy këta sektorë tepër relevantë, që bëjnë bazamentin e ndërtimit të shtetit, janë në një gjendje tepër të tmerrshme dhe janë vetë turpi e tmerri i këtyre institucioneve të shtetit të Kosovës. Le të shkojmë e të shohim një nga një nëpër fakultetet tona në UP e të shohim se kush po ligjëron atje, madje edhe nëpër të ashtuquajturat universitete private, krejt janë njerëz në mesin e të cilëve dominon një strukturë thellësisht e papërgatitur, plot ligjërues, profesorë me magjistratura e të mos flasim për doktorata. Të mos flasim për njerëz me punime të mirëfillta, me emër shkencor. Janë një mal profesorësh pa asnjë punim shkencor, ose kanë bërë punime false, duke mashtruar e gënjyer njëri-tjetrin, duke gënjyer rektorin e rektoratin… dekanatin”, u shpreh ai. “Krejt kjo rënie e cilësisë në arsim vjen për shkak se deri më tani nuk ka pasur përkushtim nga asnjëri prej ministrave të deritashëm të arsimit që të hartojë projekte serioze për ngritjen e cilësisë, që të angazhohen në arsim vetëm profesionistët e fushave të specializuara, të cilët jam i sigurt që nuk i mungojnë Kosovës, nuk ka vepruar asnjëherë, asnjë ministër, që të pastrohen radhët e të ashtuquajturve profesorë që nuk e duan arsimin dhe nuk ia duan të mirën arsimit, por e kanë marrë atë vetëm si biznes personal dhe e kanë lidhur ngushtë me nepotizmin dhe klientelën grupore e politike të inkriminuar. Duke ditur që arsimi është shtylla kryesore e ndërtimit të shtetit, së bashku me shëndetësinë, këtu kemi dështuar seriozisht, sepse gjithandej mbizotërojnë vetëm nepotizmi dhe lidhjet politike e kriminale”, tha Lenjani për “Kosova Sot”. Sipas qytetarit Selatin Fazliu, është pak e besueshme që një analizë afatshkurtër e BB-së të ketë arritur ta vlerësojë aq thellë nivelin e dobët të arsimit në Kosovë, sepse ai mundë të jeta akoma edhe më skandaloz sesa që e nxjerr analiza e BB-së.”Unë po e them këtë duke u bazuar në nivelin e kuadrove tepër të dobëta, të cilat i kemi sot nëpër institucione, duke u nisur nga niveli lokal e deri në atë qendror, nga Komuna, në Parlament, në Qeveri dhe në Presidencë. Mos të shkojmë më tutje, por vetëm ta dëgjojmë fjalorin tyre publik të komunikimit para medieve, qoftë për zyrtarët e lartë të shtetit, që janë të gjithë hajna dhe të paedukuar, qoftë edhe për nivelin lokal, asamblistë nëpër komuna dhe deputetë arrogantë në Kuvendin e Kosovës, ministra, këshilltarë ministrash apo edhe të presidentit”, potencoi ai për “Kosova Sot”. Sipas Fazliut, nuk mund të ketë arsim dhe edukim cilësor nga ata që mbajnë 4-5 vende pune njëherësh.

(Kosova Sot)