RCCOLA

Krimi institucional tashmë po ndodhë në Spitalin e Gjilanit, Prokuroria duhet ta hetojë neglizhencën shtetërore

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Në mungesë të oksigjenit ka pacient që detyrohen të kërkojnë ndihmë në Prishtinë. Nysret Hajrullahu thotë se ka vështirësi në furnizim me oksigjen. Armen Zemaj vetëm sa për selfije dhe konsum ditor po premton zgjidhjen e këtij problemi. Lutfi Haziri ka ra në gjumë dimëror, kurse Arbër Ismajli me kohë ka paralajmëruar se Spitali i Gjilanit po përballet me oksigjen dhe gjërat tjera të nevojshme. Prokuroria e Gjilanit duhet ta hetojë këtë zinxhir kriminal që po heshtë përballë katastrofës në Spitalin e Gjilanit.

Gjendja në Spitalin e Gjilanit ka disa ditë që është në kolaps total. Ardhja e Armend Zemajt tashmë po shihet vetëm si sfilatë dhe foto për selfije, asnjë premtim nuk e ka realizuar deri më tani.

Mungesa e oksigjenit ose siç po thotë drejtori i spitalit “vështirësi në furnizim me oksigjen”, është turpi i kësaj periudhe. Pacient të shumtë po kërkojnë ndihmë në Prishtinë, ndërsa spitali i Gjilanit ka telashe me furnizime.

“Nuk ka oksigjen, ata pushtetarët ndryshe po flasin publikisht, e ndryshe po veprojnë, ka vështirësi në furnizim me thënë më saktë” tha Nysret Hajrullahu, drejtor i spitalit.

Uji Dea

Kjo heshtje dhe ky neglizhim i kolapsit në spitalin e Gjilanit ka hapësirë të mjaftueshme për të hetuar këtë krim institucional, që po ndodhë para syve tanë.

Arbër Ismajli para disa ditësh ka apeluar tek institucionet qendrore që të merren seriozisht me problemet që ka spitali i Gjilanit. Lutfi Haziri ndërkaq ka vendosur ta “falë”, bashkëpartiakun e tij Armend Zemaj, duke mos u marrë fare me telashet që ka spitali i Gjilanit.

Nëse heshtin politikanët kjo nuk do të thotë se duhet të heshtin edhe hetuesit dhe prokurorët. Madje ky rast është një nga rastet më eklatante që Prokuroria e Gjilanit ta hetojë në detaje krimin institucional që tashmë po ndodhë./rajonipress/