ARKATANA

Krimi i trefishtë, flet nipi

/ 5 minuta lexim
FIDANISHTJA

Krimi i trefishtë ka tronditur banorët në fshatin Grecë të Komunës Pezë në Tiranë. 60-vjeçari Ferit Kolgjini, babai i katër fëmijëve ka vrarë vëllain e tij, 67-vjeçarin, Dan Kolgjini; bashkëshorten, Sulltane Kolgjini, 59 vjeç dhe më pas ka vrarë edhe veten. Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:50 minuta të ditës së djeshme në banesën e familjes Kolgjini, me origjinë nga Kukësi dhe që prej afro 20 vitesh jetonin në fshatin ku ndodhi edhe tragjedia.

Në fshatin e tragjedisë

Fshati Grecë është rreth 10 kilometra larg kryeqytetit të zhurmshëm, por është kaq larg zhvillimit të tij. I vetmi burim jetese në fshatin e tragjedisë duket se është bujqësia, ndërsa rruga për të shkuar në atë fshat është e shkatërruar. Shtëpitë e këtij fshati janë shumë larg njëra-tjetrës, gjë që shpjegon edhe faktin se askush nuk e di se përse mund të ketë ndodhur krimi i mëngjesit të ditës së diel. Në banesën e familjes Kolgjini, një banesë e ulët, përdhese, dukej se koha kishte ndalur që në momentin që në oborrin e saj ishin bërë tri ekzekutime njëra pas tjetrës. Në oborr qëndronin banorë të shumtë, por asnjëri prej tyre nuk e dinte se çfarë kishte ndodhur, pasi mëngjesin e djeshëm të gjithë kishin qenë në punët e tyre. “Vetëm Zoti lart dhe ata të tre e dinë se çfarë ka ndodhur në të vërtetë. Na duket e pabesueshme, sepse nuk kanë qenë njerëz problematikë”, shprehet njëri prej të afërmve, që është duke pastruar gjakun që është mpiksur në oborrin e shtëpisë. Në hyrje të shtëpisë takojmë nipin e Feritit, Blerimin, i cili na shpjegon me aq sa di se çfarë ka ndodhur me xhaxhain e tij.

Nipi

Blerim, çfarë ka ndodhur në banesën e xhaxhait tënd?
Në shtëpi s’ka qenë asnjë njeri tjetër, përveç xhaxhallarëve dhe nuses së xhaxhait, i cili ka bërë vrasjen. Djali i xhaxhait ka qenë tek toka duke punuar, ai i ka gjetur i pari trupat e pajetë. Xhaxhai, Feriti, ka qenë në ballkon bashkë me vëllain, Danin dhe duket se aty janë zënë me njëri-tjetrin. Pas kësaj, xhaxhai ka marrë çiften dhe ka qëlluar Danin. Ka dalë nusja që ka qenë brenda në shtëpi dhe e trembur ka bërtitur me të madhe. Siç duket, xhaxhait i ka ikur mendja pas kësaj dhe ka qëlluar edhe gruan e tij në ballkon. Më pas është futur brenda dhe ka vrarë edhe veten.

Pse mendoni se janë zënë dy xhaxhallarët tuaj?

Nuk e di, këtë e dinë vetëm ata të dy. Dani jetonte në Tiranë, por vinte shpesh në fshat se kishte tokat këtu dhe sot (dje) në mëngjes kishte ardhur nga Tirana. Por xhaxhai tjetër, Feriti nuk ka qenë mirë javën e fundit, ka pasur disa probleme depresive.

Hidromorava

Çfarë shenjash ka pasur xhaxhai juaj kohët e fundit?

Xhaxhai ka pasur luhatje të humorit, herë ishte mire, herë jo. Ka pasur edhe probleme ekonomike, sepse merrte vetëm një rrogë prej 17 mijë lekësh tek Ndërmarrja e Rrugëve dhe me ato duhej të ushqeheshin katër persona, se dy fëmijë i ka pasur të martuar. Gruan e ka pasur të sëmurë me zemër, por nusja e tij ka pasur për të bërë edhe një operacion në këmbë dhe lekë nuk kishin. Të gjitha këto probleme mesa duket kanë ndikuar tek xhaxhai, ai e di se si e ka pasur hallin në të vërtetë.

Kanë pasur më parë konflikte në familje dy xhaxhallarët apo xhaxhai me nusen?

Jo, nuk kanë pasur. Ata shkonin mirë me njëri-tjetrin. Nusja e xhaxhait nuk kishte se si të kishte konflikte, sepse ajo ka qenë e sëmurë.
Hetimet .

Nga ana tjetër, forcat e policisë pasi kanë mbërritur në vendin e ngjarjes kanë ngritur edhe një grup pune që po merret me zbardhjen e ngjarjes. Burime policore bëjnë me dije se në fakt, shkaku i të gjithë tragjedisë mendohet se ka qenë një zënkë e çastit që ka çuar në vrasjen e trefishtë në fshatin Grecë. Policia dyshon se dy vëllezërit janë zënë për çështje krenarie, për punë pronash dhe se kush prej tyre ka ecur më shumë në jetë. Ka mjaftuar një debat i nisur kot, thotë policia, që më pas ka çuar në krimin e trefishtë. Ndërkohë, blutë nuk përjashtojnë as mundësinë që autori mund të ketë qenë edhe i dehur, për të cilën janë duke u bërë analizat përkatëse dhe konkluzionet do përcaktojnë nëse në momentin e krimit, 60-vjeçari ka qenë nën efektin e alkoolit apo jo.

(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)