Fundamenti

Krimet ndaj shqiptarëve u harruan qëllimshëm, në interes të Serbisë

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Për secilin krim në rajonin e Mitrovicës ka një adresë ku merr secilin informacion që kërkon, ky është aktivisti Halit Barani. I ka sistemuar dhe zhvilluar për organet e ndjekjes penale

Disa prej tyre tashmë janë pjesë e akuzave. Të dyshuar për krime kanë dalë para drejtësisë. Ai nuk mendon gjatë kur i kërkohen informacione për raste veç e veç.

Në zyrë ka një mori librash me dëshmi për aktivitetet e Qendrës Rajonale në Mitrovicë të Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ).

Mobi Casa

Në një intervistë për “Kohën Ditore”, Barani përpos që tregon për aktivitetin e tij në arkivimin e dëshmive për krimet që ka kryer Serbia, flet edhe për mungesën e ndëshkimit të këtyre krimeve.

Thotë të jenë harruar qëllimshëm, dhe në llogari të Serbisë të jetë bërë diplomaci me krimet. Fajin për këtë ua hedh kryekëput institucioneve të Kosovës. /Koha/