KD-gjilan

Krimet ekonomike e thërrasin Ejup Qerimin

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Kryeshefi i PTK-së, Ejup Qerimi, javën e ardhshme do të përballët me drejtësinë.Burime të Indeksonline mësojnë se Policia e Krimeve Ekonomike i ka dërguar ftesë kryeshefit Qerimi, që në fillim të javës së ardhshme të paraqitet në Polici, në departamentin e krimeve.

Qerimi po dyshohet për keqpërdorim të pozitës zyrtare për tenderin, “Sigurimet shëndetësore të punëtorëve të PTK-së”.

ARKATANA

Qerimi tha se me mediat merret zyra e informimit e PTK-së. “Thirrni ata djemtë që merren me mediat se unë nuk merrem media”, tha shkurt Qerimi.

Indeksonline ka provuar gjatë ditës së sotme që të kontaktojë me Policia e Kosovës dhe zyrën për informim të PTK-së, por ende nuk ka marrë përgjigje. /Indeksonline/