Hidromorava

Krimet e UDB-së në fshatin Likovë të Kumanovës

/ 4 minuta lexim
Hidromorava

Teksti, muzika dhe interpretimi : Demir Krasniqi –

Gjatë Luftës së Dytë Botërore –
Beteja të rrepta janë zhvilluar prore !
Për mbrojtjen shqiptare n’ rrethinë t’ Kumanovës –
Sidomos në Luginën e fshatit të Likovës !

Nga fshati Likov; , na ;sht; masakruar –
Trim Eshref Ademi dhe na është copëtuar !
Eshrefi i njohur si Çefi i Likovës –
Ishte trim i njohur n’ rreth të Kumanovës !

Çefi , ishte dora e djathtë e Sulë Hotlës –
Rrethi i Preshevës , nga fshati i Norçës !
Ndërsa shok i tij , ishte më i ngushti –
Ai burrë trim Destan Jashar Agushi !

Sipas shumë kujtimeve të Minush Ademit –
Çefi ka qenë ndër udhëheqësit më të flaktë të vendit !
Ishte trim i fortë për çështje kombëtare ,
Shumë i angazhuar për çështjet shqiptare !

Çefin dhe Destan Agushin – trimat e Likovës ,
Këmba – këmbës i ndiqte UDB – ja e Kumanovës !
Më në fund i zunë në mal – përmbi pendën e Likovës ,
Me veprime të tradhtisë , n’ ambient të Samakovës !

Në një brimë kishin qenë fshehur ai Eshref Ademi ( Çefi ),
Bashkë Destan Agushi dhe Beqir Rrustemi !
Nga Gllaxhnja , këta ranë në dorë të UDB –së,
Nga spiunët tradhtarë , bashkëpunëtorë të UDB –së!

Po sa i zunë Çefin dhe Destanin e Likovës –
Menjëherë i sollën në oborrin e shkollës !
Dhe që nga aty , në fshatin Mateç –
I ngujuan së bashku në një bodrum të keç !

Dhe sipas kujtesës së popullit të Mateçit –
Këta u masakruan 600 – 700 metra nën vendin e dreqit !
Te përroi i varreve , nën rrugë të ariut –
Pikërisht , mu te dardha e Shaqir Saliut !

Çefi dhe Destani , siç tregon Rasim Aliu –
Këmbë e duar të lidhur , n’ duar t’ kasapëve mbërriu !
I rropën për së gjalli trimat e Likovës –
Serbët xhelatëxhinj të anës së Kumanovës !

Ndërkohë UDB-ja , fshatin e kishte rrethuar –
Asnjëri nuk guxonte ndihmë për t’iu ofruar !
T’ nesërmen , në vendin ku është kryer masakra –
U gjetën ca drurë t’ gdhendur , kunja plot me gjakra !…

Natën barbarët me dhe i kishin mbuluar –
Që të dy viktimat që i kanë masakruar !
Populli i rrethinës për t’ mos i hetuar
Dhe brezat e rinj për t’ mos u trishtuar !

Uji Dea

Ebib Shukriu kujton burgosjen e babës së tij me mallë –
Haki Shukriu , ku nuk doli prej gropës i gjallë :
“Babanë tim e arrestuan me zor, jo me hatër –
Më datën 5 Nëntor, të vitit 1944 !…

Ishte herët në mëngjes , mezi shihte syri –
Kur në oborrin e shtëpisë tonë, një udbash na hyri !
Me rrëmbim të tmerrshëm porsi figurë dreqi –
Udbashi Bogosav Maksimoviq nga Mateçi !…

Një tjetër udbash kishte hipur në minare
Dhe vëzhgonte që andej oborret shqiptare !
Sikur të lëvizte gjë në shtëpinë tonë –
Në fshat nga minarja , ai do ta shkatërron !

Babës ia lidhën duart dhe me shokë e morën –
Baba me shokë , t’ gjallë nga burgu nuk dolën !
E dërguan në Hotël , n’ Mateç , n’ burg të Kumanovës –
Ku i mbylli sytë , burri i Likovës !”

Riza Fejzullahu , shprehet me shumë vlug –
Kujton ditët e Haki Shukriut , kur ishte në burg !
Unë e rrotulloja Hakiun , sepse e rrihnin keq –
Vetëm shpirti nuk i kishte dalë , nga udbashët për dreq !

Ramazan Selimi , ishte nga Likova –
Thotë :”Hakiun, pas masakrës , n’ shtëpi s’ mund e çova !
E hodhën në një gropë të thellë 50 metra –
Hej, kurrë mos iu kalbshin Hakiut , ato eshtra !…

N’ Kumanovë , afër varreve t’ shkijeve –
E hodhën në një gropë të krimeve !
Po, prej krimeve n’ atë gropë të mjerë –
Janë hedhë shumë shqiptarë të tjerë !

Një UDB-e e vogël shqiptare gjatë kohës –
Ka ekzistuar prore në fshat të Likovës !
Ka luajt rol më t’ madh se ajo n’ Kumanovë –
Me që komunistët e egër shqiptarë ishin në Likovë !

Ai Eshref Ademi – Çefi i Likovës ,
I lindur më 1902 , ai biri i lokes !
N’ vitin 1947 , u masakrua shumë keq –
Nën fshatin Mateç , në moshën 45 vjeç !

Më 1887, Haki Shukriu u lind për hatër –
U arrestua më 5 Nëntor të vitit 1944 !
Ndërsa n’ UDB-në e Kumanovës u likuidua për dreq –
Më 20 Janar 1945, në moshën 57 vjeç !

Gjilan, më 29. 11 . 2019 .
Demir KRASNIQI

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.