Fundamenti

Krimet e rënda mbesin në duar të ndërkombëtarëve

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Vetëm gjatë muajit dhjetor prokurorët e EULEX-it kanë punuar në 245 raste kriminale në Kosovë. Rastet janë të profilit të lartë andaj trajtohen nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ku janë të vendosur prokurorët më në zë të misionit. Por, këto, nuk janë të gjitha rastet ku punojnë prokurorët dhe hetuesit e misionit të BE-së. Disa qindra raste të tjera janë gjithandej Kosovës.

Disa në hetimet preliminare e disa në fazë më të avancuar. Vetëm në prokurorinë speciale gjatë muajit dhjetor, prej 245 rasteve në të cilat kjo prokurori ka punuar gjatë muajit dhjetor, 122 janë nga hetimet e mëhershme për sa kohë që 123 janë në kulmin e hetimeve që po ndodhin tash.

Uji Dea

Këto statistika, por edhe disa nga rastet e trashëguara nga UNMIK-u që ende nuk kanë arritur të trajtohen dhe shumë punë që duhet të bëjë ky mision kanë bërë që zyrtarët e Brukselit të binden se misioni që do ta zëvendësojë EULEX-it në shtator duhet të ketë një formë tjetër të punës. Një formë më efektive dhe më pak të kushtueshme.

Ajo që ekziston si bindje në Bruksel dhe te secili zyrtar evropian, është se për shkak të ndjeshmërisë që ka dëshmuar në Kosovë mbrojtja e dëshmitarëve, nuk duhet të ndodhë që në asnjë rrethanë të heqin dorë nga rastet të cilat i kanë nisur…(Tribuna).