Krimet e luftës nuk i arkivon shteti
Faktet e ruajtura për krimet e regjimit serb mund të zhduken shpejt. Qytetarët i ruajnë faktet e faktografitë nëpër qoshe shtëpish dhe në kompjuterë privatë.Periudha e luftës së fundit në Kosovë për shumë ferizajas kujtohet edhe si një kohë e dhembjes, e pikëllimit dhe e frikës.
Por, të dhënat nga ajo kohë janë të grumbulluara vetëm nga ish- anëtarët e Këshillit për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut nëpër zyra që nuk kanë lidhje me këtë fushë apo qoshe të shtëpive private.
Ka të atillë që edhe nëpër kompjuterët privatë i kanë zënë hapësirat e tyre vetëm e vetëm të mos humbet një armatë dëshmish për dhunën e terrorin serb.
Veprimtari shumëvjeçar i këtij këshilli, Lumni Salihu, tregon se materiali arkivor i luftës është grumbulluar me shumë mund, por vetëm falë vullnetit të mirë, ai ende ekziston në gjendje të mirë./Kosova sot/


