RCCOLA

Krim i dyfishtë brenda familjes, burri vret gruan shtatzënë

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Orikumin e Vlorës, ku burri ka vrarë gruan brenda në banesë, ndërsa kjo e fundit ishte shtatzënë.

Burime zyrtare nga policia i thanë Noa.al se Shkëlqim Çeliku 34 vjeç, ka vrarë bashkëshorten 33 vjeçare Manushaqe Çeliku, ndërsa kjo e fundit priste të sillte në jetë fëmijën e saj të tretë.

Fundamenti

Autori i ngjarjes 34 vjeçari Çeliku është vënë në pranga, ndërsa ishte larguar nga banesa duke lënë gruan e pajetë.

Nga të dhënat paraprake thuhet se ngjarja ka ndodhur për motive xhelozie, ndërsa nga detajet e para për mënyrën se si ka ndodhur ekzekutimi, thuhet se 34 vjeçari e ka goditur të shoqen me sende të forta, duke e lënë të vdekur bashkë me fëmijën që mbante në bark.