FIDANISHTJA

Krijohet rrjeti i bizneseve shqiptare në Suedi

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Ministria e Diasporës dhe Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare në vazhdën e projektit të themelimit te rrjetit të bizneseve shqiptare, pati ndalesën e radhës në Mbretërinë e Suedisë, ku edhe u themelua rrjeti i afaristëve shqiptarë.

Me qëllim të sqarimit të nevojës së themelimit të rrjetit të bizneseve u mbajt një takim me përfaqësuesit e bizneseve, ndërsa u vizituan biznese të suksesshme të diasporës në Suedi si, “Pappoo Nordic AB”, “Adelina Gross AB”, “T-Meeting” dhe “Miri Bygg AB”.

Takimet e frytshme me drejtuesit e këtyre kompanive të suksesshme rezultoi edhe mbajtjen e Forumit themelues i Rrjetit të bizneseve shqiptare në Suedi, më 28 shtator.

Naim Dedushaj, drejtor i Departamentit të Investimeve në MeD, njëherësh nikoqir i këtij projekti, foli për rëndësinë që kanë këto rrjete në identifikimin e bizneseve të suksesshme kudo nëpër botë, njohjen e tyre dhe, rrjedhimisht, të bërit bashkë biznes.

Uji Dea

Ai, njëkohësisht, e potencoi faktin se ky mekanizëm do të shërbejë si urë mes bizneseve nga diaspora dhe vendit për t’i kanalizuar investimet nga diaspora, thuhet në një njoftim te MeD-it përcjell albinfo.ch.

Të pranishëm në këtë forum ishin edhe sekretari i përgjithshëm i MeD-it, Osman Shahini, Besian Mustafi, drejtor i përgjithshëm i KIESA-s, kryetari Rrjetit të bizneseve në Finlandë, Omer Nura si dhe përfaqësuesit e projektit DEED, UNDP dhe IOM partnerë të Ministrisë së Diasporës në këtë projekt të rëndësishëm.

Pas propozimeve të anëtarëve të forumit, u zgjodh edhe kryesia prej 9 anëtarësh. Kryetare u zgjodh znj. Saranda Iseni, ndërsa nënkryetarë z. Afrim Bunjaku dhe z. Milaim Makolli, sekretar Albert Jashari dhe arkëtar Haredin Osmanaj, thuhet më tutje në njoftim të MeD-it./albinfo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.