ARKATANA

Krijimtaria letrare e shkrimtarit Bilall Maliqi është e lavdëruar nga kritika letrare…

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Bilall Maliqi, shkrimtar nga Presheva, kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve “Feniks” në Preshevë, themelues dhe kryeredaktor i revistës së vetme letrare shqiptare në Luginën e Preshevës me emrin “Qëndresa”, këtyre ditëve është bërë aktual në shumë revista e gazeta, madje edhe në televizione të ndryshme, qoftë lokale, qoftë edhe të atyre nacionale dhe kombëtare, lidhur me krijimtarinë letrare të tij, e cila është e njohur dhe e lavdëruar nga kritika letrare në përgjithësi.

Kësaj radhe, shkrimtari Maliqi në bibliotekën e vet me emrin “Qëndresa” ishte i intervistuar nga KTV-ja (Koha vision) nga Prishtina me gazetaren Ardiana Shala, ku shpalosi në pika të shkurtra krijimtarinë e tij letrare, në theks të veçantë librin e tij të fundit me poezi për fëmijë me titull “Këngë zogu”, libër ky që është pritur shumë mirë nga lexuesit e vegjël dhe nga kritika e ligjerimit për fëmijë.

Shkrimtari Bilall Maliqi është autor i 23 librave të zhanreve të ndryshme letrare, duke përfshirë, libra me poezi për të rritur, me poezi për fëmijë, prozë për fëmijë, vështrime kritike, aforizma dhe libër publicistik.

FIDANISHTJA

Gjithashtu shkrimtari Maliqi është i përkthyer në tre gjuhë, në italisht, anglisht dhe rumanisht, tani është në përkthim e sipër libri tjetër me poezi në gjuhën spanjolle nga përkthyesi i njohur Peter Tase.

Maliqi ka në dorëshkrim një mori të librave të cilat presin dritën e botimit./titulli/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.