UBT

Krijimtaria dhe mosha

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Një program muzikor ndihmon pjesëmarrësit për një jetë të pasur artistike.

Para rreth 10 vjetësh, Fondacioni Kombëtar për Artet, një agjenci federale që mbështet artistët filloi të studionte lidhjen e aftësive krijuese dhe moshës me tre grupe korale të drejtuara nga një dirigjent profesionist.

Studimi përdundoi para disa vjetësh, por grupet korale që ishin subjekt i tij kanë vazhduar.

Encore Creativity for Older Adults është emri që përfshin 11 grupe korale në zonën e Uashingtonit. Anëtarët e saj nuk kanë nevojë për konkurs pranimi dhe përvoja nuk është domosdoshmëri.

Jeanne Kelly e themeloi dhe e drejton këtë program.

“Disa nga këngëtarët tanë kanë kënduar gjithë jetën. Disa të tjerë nuk kanë kënduar për 40 vjet sepse kanë qenë të zënë me karrierën, apo familjen. Ndërsa disa të tjerë nuk kanë kënduar kurrë”.

Zonja Kelly drejton gjithashtu një program veror në Kolegjin Saint Mary në Merilend. Këtë verë, më shumë se 60 këngëtarë pranuan sfidën që të mësojnë pesë kompozime në katër ditë.

Jeanne Heather ka marrë pjesë në Institutin Veror që kur filloi para pesë vjetësh.

Mobi Casa

“Këtu na mësojnë jo vetëm muzikën, por edhe si të këndojmë e si t[ përmirësojmë të kënduarin. Dhe nuk ka problem nëse të shpëton një notë, apo nëse hyn në momentin e gabuar”.

Një pjesë e madhe e kohës shpenzohet për finalen. Por ka edhe aktivitete të tjera.
Margo Newhouse hyri në grupin Encore para një viti pas rehabilitimit nga një rrëzim. Ajo thotë se programi veror ka qenë terapeutik.

“Sigurisht që në fund të ditës isha e lodhur, por ishte një lodhje e shëndetshme që jam e bindur që më ka ndihmuar me nivelin tim të aktivitetit”.

Kelly thotë se studimi i vitit 2001 që i dha shtysën e fillimit grupit Encore, rezultoi pozitiv.

“Ajo që vumë re pas vitit të parë ishte se këngëtarët që kanë një shans të studiojnë me artistë profesionistë janë më të motivuar dhe janë më pak të prirur ndaj depresionit. Ata merrnin më pak mjekime dhe më pak raste rrëzimi”.

Në atë kohë ishin vetëm 150 këngëtarë. Sot ka më shumë se 550. Mosha mesatare është 73 vjeç, por disa janë edhe në të 90at.

Jeanne Kelly thotë se asnjëherë nuk je shumë i moshuar për të kënduar.(VOA)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.