UBT

Krijimi i urave lidhëse midis shoqatave kulturore Kosovë – Lugina e Preshevës

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Të martën e dy tetorit, në Prishtinë është zhvilluar nja takim në mes gazetares dhe kryetares së OJQ “Culturat”, Mihane Hoxha dhe koordinatorit të shoqërisë civile Nexhmedin Saqipi, i cili njëherit është edhe kryetar i Shoqatës së Gazetarëve “Etika” nga Lugina e Preshevës.

Qëllimi i këtij takimi miqësor ishte krijimi i urave lidhëse midis sektorit joqeveritar në Kosovë dhe Luginë të Preshevës, koordinimi i aktiviteteve të përbashkëta dhe shkëmbimi i përvojave të ndërsjella.

Drejtuesja e Shoqatës “Culturat”, Mihane Hoxha i njoftoi përfaqësuesit nga Lugina, për veprimtarinë e kësaj organizate joqeveritare, duke përmendur disa nga projektet e realizuara këto ditë si: “Siguria përmes kulturës”, ku janë zhvilluar disa aktivitete kulturore, për nder të 20 vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës.

FITORJA

Në mesin e këtyre aktiviteteve, veçoi: Hapjen e ekspozitës policore, në Muzeun Kombëtar të Kosovës me fotografi, uniforma, gazeta, broshura, revista etj prej themelimit të PK e deri më tani (1999-2019), pastaj aktivitetet kulturore me nxënës filloristë dhe gjimnazistë, krijimi i Mozaikut prej qeramikës 6 metra katror dhe realizimi i këngës dhe klipit për fëmijë nga vogëlushja Lori Hoxha.

Po ashtu në kuadër të këtij takimi të përbashkët u diskutua edhe për gjendjen e kulturës dhe informimit shqip në Luginë të Preshevës, e cila sipas koordinatorit të shoqërisë civile Nexhmedin Saqipi, nuk po zhvillohet ashtu siç duhet në mungesë të fondeve e projekte të posaçme në këtë drejtim.

Pas përfundimit të këtij takimi, përfaqësuesit e dy shoqatave kulturore e informative, që synojnë për një Memorandum përbashkët bashkëpunimi, vizituan Mozaikun prej qeramikës të punuar nga koordinatorja e projektit Mihane Hoxha, drejtuese e OJQ “Culturat”, njofton Jetapress.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.