UBT

Kreu i LDK’së: Dobët, shumë dobët, dështimi për të siguruar vaksina s’guxon të zëvendësohet me sulm ndaj mediave

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka thënë se dështimi i Ministrisë në sigurimin e vaksinave nuk guxon të zëvendësohet me sulm e kërcënim ndaj mediave, kjo pasi policia sot ka shkuar në redaksinë e “Insajderit” për të intervistuar drejtorin Parim Olluri, raporton Gazeta Express.

Abdixhiku ka thënë se mediat kanë për detyrë të nxjerrin të vërtetën.

UBT

“Dështimi në sigurimin e vaksinave nuk guxon të zëvendësohet me sulm e kërcënim ndaj mediave. E vërteta është interesi i vetëm publik.Mediat kanë për detyrë të nxjerrin këtë të vërtetë; pushteti – që i ka krejt – ka për obligim t’i gjejë vaksinat. Fjalë e arsyetime kemi pasur plot. Punë s’po shohim dot. Kërcënimi s’është punë; e as që bën punë. Dobët, dobët shumë.1 muaj qeverisje. 293 kosovarë të vdekur. 0 vaksina. Kjo është e vërteta. Në këtë të vërtetë të dhimbshme duhet të fokusohet energjia e pushtetit”, ka shkruar Abdixhiku.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.