ARKATANA

Kreu i LDK-së e njofton Borellin me zhvillimet politike në vend, flasin edhe për dialogun e vizat

/ 1 minutë lexim
United Hospital

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borell, pas takimit me presidentin Hashim Thaçi, ka takuar në një tryezë të përbashkët edhe të gjithë liderët e partive politike në vend, përjashtuar Kadri Veselin, i cili ka bojkotuar një takim të tillë.

Përmes një komunikate për media të lëshuar nga LDK-ja, thuhet se Mustafa e ka njoftuar shefin e diplomacisë së BE-së me zhvillimet në vend dhe ia ka bërë të qarta qëndrimet e LDK-së edhe në raport me dialogun Kosovë-Serbi.

HW

Gjithashtu Mustafa thuhet se ka diskutuar me Borrellin edhe për prioritetet e LDK-së si zhvillimi ekonomik, shteti ligjor, rritja e punësimit, rritja e investimeve të huaja direkte, zhvillimi i arsimit dhe shëndetësisë etj.

Në fund sikurse të gjithë krerët e partive, Mustafa përmes Borellit u ka bërë thirrje institucioneve të BE-së që të përshpejtojnë procesin e liberalizimit të vizave që qytetarët e Kosovës ta realizojnë të drejtën e tyre për lëvizje të lirë. /GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.