FIDANISHTJA

Kreu i Komisionit të Jashtëm të Bundestagut: Përshkallëzimi në veri erdhi nga Serbia – duhet të përdorim tjetër retorikë përballë Vuçiqit

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Kreu i Komisionit të Jashtëm të Bundestagut gjerman, Michael Roth, në një intervistë në RTSH, theksoi qartë se grupi i armatosur në veri, që sulmoi më 24 shtator Policinë e Kosovës, ishte e drejtuar dhe komanduar nga Serbia.

Ai u shpreh se BE dhe SHBA duhet “t’i japin fund” politikës së trajtimit të barabartë të Kosovës dhe Serbisë dhe se është e pamundur që situata të trajtohet sikur nuk ka ndodhur asgjë.

Roth deklaroi se nëse do të ketë tjetër përshkallëzim, nuk përjashtohet marrja e marrja e masave ndaj Serbisë, teksa shtoi se “duhet të përdorim një tjetër retorikë përballë Vuçiq”

FIDANISHTJA

“Fatkeqësisht Serbia nuk është më shembull i zgjerimit të BE. Shpresoj që Shqipëria dhe vendet e tjera të kuptojnë që BE nuk është vetëm makineri mirëqenie, por shoqëri vlerash, demokracie. E rëndësishme tani për BE dhe SHBA është t’i japin fund politikës së trajtimit të barabartë të Kosovës dhe Serbisë. Përshkallëzimi erdhi në mënyrë të qartë nga Serbia. Është e pamundur të ndodhë që ne t’i kthehemi përditshmërisë sikur nuk ka ndodhur asgjë”.

“Teksa në të njëjtën kohë janë plagosur edhe ushtarë të KFOR-it. Ishte një turmë e drejtuar dhe komanduar nga Serbia, nuk mund ta lejojmë të ndodhë më një gjë e tillë. Nëse përshkallëzohet situata ne duhet të vendosim sanksione, nuk mund të përjashtojmë marrjen e masave ndaj Serbisë, ne duhet të përdorim një tjetër retorikë përballë Vuçiq”, theksoi Roth.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.