RCCOLA

Kreu i KBI efendi Naim Aliu ka pritur Komandantin e stacionit Policor të Gjilanit Major Alban Ramushin

/ 1 minutë lexim

Gjilan – Në kuadër të planit “Siguria në trafik” komandanti i stacionit të Gjilanit Major Alban Ramushi është pritur në lokalet e KBI- Gjilan nga efendi Naim Aliu Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan.

Gjatë takimit u potencua edhe roli, rëndësia dhe bashkëpunimi i vazhdueshëm i Këshillit të Bashkësisë Islame të Gjilanit që ka me Policinë e Kosovës.

Fidanishtja

Kryetari Aliu e njoftoi komandantin e stacionit policor të Gjilanit se në të gjitha xhamitë e Komunës së Gjilanit në “ligjëratën e sotme të hydbes” do të ligjërohet në lidhje me respektimin e rregullave të trafikut dhe njëkohësishtë përcillen mesazhe për respektim të rregullave në trafikun rrugorë.

Ishte konstatim i përbashkët se të gjithë duhet të angazhohemi dhe të japim kontributin tonë në vetëdijesimin e drejtuesve të mjeteve në trafik, në mënyr që të ndikojmë sa të jetë e mundur që të kemi sa ma pakë aksidente thuhet në njoftimin e Ismet Hashanit./rajonipress/