FIDANISHTJA

Kreu i Gjykatës Themelore në Gjilan takon gjyqtarin amerikan, Jim Haines

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Gjilan – Kryetari i Gjykatës Themelore të Gjilanit, Zyhdi Haziri ka pritur në një takim gjyqtarin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Jim Haines, të cilin e ka informuar për punën efikase të këtij institucioni.

“Është një kënaqësi e veçantë për mua me njoftuar gjyqtarin Haines për punën e kësaj gjykate. Inventarizimin e këtij institucioni e ka bërë USAID-i dhe Programi për Sundimin Efektiv të Ligjit (EROL), me këtë rast mysafiri mbeti i kënaqur me këtë investim. Dua të besoj se me investimet e bëra në ndërtesë të gjykatës, nuk do të zhgënjejmë partnerët tanë, por do të jemi shumë më efikas”, tha kryetari Haziri.

ARKATANA

Nga ana tjetër, gjyqtari Haines mbeti i kënaqur me punën që bëhet në këtë Gjykatë.

“Qëllimi kryesor ka qenë me vizituar njërën prej gjykatave më të organizuara dhe kushtet më të mira që i posedon. Pres që shumë shpejt me përgatitur librin për gjyqtarët e Kosovës, libër që ka të bëjë me praktikat. Është kënaqësi që takohem me Kryetarin, Haziri dhe informatat që më jep për këtë institucion. Është hera e parë që jam në Kosovë dhe kam ardhur me Programin për Sundimin Efektiv të Ligjit (EROL), do të thotë vizita ime ka të bëjë me seminarin në Gjykatën Kushtetuese”, tha Haines. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.