ARKATANA

Kreu i Gjykatës pret në takim gjyqtarët porotë

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Kryetari i Gjykatës Themelore të Gjilanit, Zyhdi Haziri me rastin e përmbylljes së vitit 2014, ka pritur në një takim gjyqtarët porotë të Komunës së Gjilanit.

Me këtë rast ai ka falënderuar gjyqtarët porotë për angazhimin e tyre gjatë vitit 2014.“Ne si Gjykatë Themelore e Gjilanit po e përmbyllim vitin 2014, me numër rekord të zgjidhjes së lëndëve. Ky sukses që është arritur ka ardhur falë angazhimit të gjyqtarëve të Gjykatës Themelore të Gjilanit, stafit administrativ, por edhe gjyqtarëve porotë. Prandaj, po dua të besoj që ky bashkëpunim do të vazhdoj edhe në vitin 2015”, tha Haziri.

Haziri duke ju përgjigjur kërkesave të gjyqtarëve porotë, deklaroi se ka bërë kërkesë në Këshillin Gjyqësor të Kosovës, që tarifat për gjyqtarët porotë të rriten.

FIDANISHTJA

Ndërkohë gjyqtarët porotë kanë vlerësuar lartë mikpritjen e kryetarit Haziri, për çka edhe i janë falënderuar.

Gjatë vitit 2014, Gjykata Themelore e Gjilanit ka paguar tarifa për gjyqtarët porotë në vlerë prej 6.224 Euro./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.