Uji Dea

Kreu i BIK-ut në Gjilan uron për festën e Bajramit

/ 5 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Më lejoni që në emër të Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan dhe në emrin tim personal të falënderoj, të gjithë besimtarët që gjatë kësaj kohe emergjente kanë treguar qytetari dhe kulturë të lartë duke iu përmbajtur të gjitha udhëzimeve të dala nga institucionet tona kompetente që për qëllim kryesor kanë ruajtjen e shëndetit dhe mbrojtjen e jetëve të qytetarëve, e në veçanti të falënderoj të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë dhe bamirësit që iu përgjigjen thirrjes së Bashkësisë Islame të Kosovës, që përmes Shoqatës bamirëse “Bereqeti” dhe aksionit “Sofra e Ramazanit” ndihmuan familjet që kanë nevojë për mbështetjen e kujdesin tonë. Pejgamberia.s. ka thënë: “Kush i del në ndihmë vëllait tij, atij do t’i dalë në ndihmë Allahu i Madhërishëm thuhet në urimin e Naim Aliut.

Urimi i plotë i Naim Aliut

Me emrin e Zotit të Mëshirshëm Mëshirplotë
Falënderimet i takojnë Allahut të vetëm, Ai është i lavdëruar mëngjes e mbrëmje, dhe vetëm Atij i takon Madhëria e pafundme.
Salatet e selamet tona qofshin për te dashurin e Zotit Muhamedmustafanë, familjen e tij te pastër e shokët e tij besnik.

Të dashur besimtarë
Qytetarë të nderuar
Vëllezër e motra

Jemi në vigjilje të festës së madhe të Fitër bajramit, vetëm edhe pak orë na ndajnë nga përfundimi i muajit të bekuar të Ramazanit.

Falënderojmë të madhin Zot që kemi arritur të agjërojmë edhe këtë Ramazan.
Edhe pse ky muaj i bekuar na erdhi në kohë të vështira kur njerëzimi mbarë po përballet me pandemi globale, e mbase nuk arritëm të shijojmë bukuritë e Ramazanit sikur herave tjera, me ibadet nëpër xhamitë tona bashkë me familjarët, me të dashurit dhe miqtë tanë, megjithatë besoj se ia dolëm të kompensojmë këtë mungesë me kujdesin që treguam ndaj familjes dhe me kujdesin ndaj atyre që kanë nevojë për ndihmën dhe bamirësinë tonë.

Prandaj me lejoni që në emër te Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan dhe ne emrin tim personal te falënderoj, të gjithë besimtaret që gjatë kësaj kohe emergjente kanë treguar qytetari dhe kulturë të lartë duke iu përmbajtur të gjitha udhëzimeve të dala nga institucionet tona kompetente që për qëllim kryesor kanë ruajtjen e shëndetit dhe mbrojtjen e jetëve të qytetarëve, e në veçanti të falënderoj të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë dhe bamirësit që iu përgjigjen thirrjes së Bashkësisë Islame të Kosovës,që përmes Shoqatës bamirëse “Bereqeti” dhe aksionit “Sofra e Ramazanit” ndihmuan familjet që kanë nevojë për mbështetjen e kujdesin tonë. Pejgamberia.s. ka thënë: “Kush i del në ndihmë vëllait tij, atij do t’i dalë në ndihmë Allahu i Madhërishëm.

RCCOLA

Dega e shoqatës Bereqeti ne Gjilan gjatë kësaj kohe ka ndihmuar me qindra familje nevojtare nëpër çdo cep të komunës tonë përfshi këtu edhe komunitetet pakicë pa asnjë përjashtim.

Ne si popull gjatë historisë kemi dëshmuar se solidaritetin e bamirësinë e kemi të kultivuar ndër breza saqë ky solidaritet është kthyer në virtyt, dhe fal këtij virtyti, si komb kemi arritur të përballojmë shumë vështirësi e furtuna.

Duke i dhënë lamtumirën dhe duke u përshëndetur me muajin e bekuar të ramazanit , besojmë fuqishëm se Mëshira dhe begatitë e Zotit ne këtë muaj e veçanërisht vet agjërimi si ibadet e shtyllë e islamit na kane bere neve më të devotshëm, me te ndjeshëm për njeri tjetrin e me solidare e me bujare.
Te dashur besimtare,
Kemi shpresuar shumë se namazin e bajramit do ta falim s bashku , por ja që kushtet për hapje të xhamive akoma nuk janë pjekur.
Ne si besimtarë kemi për obligim të tregohemi të kujdesshëm e të disiplinuar dhe ti përmbahemi udhëzimeve dhe rekomandimeve tona institucionale për formimin e të cilave, bashkë si komb kemi luftuar e kemi derdhur gjak.

Lutemi qe Zoti i gjithëfuqishëm të ketë mëshiruar gjithë ata që kanë ndërruar jete nga virusi covid 19, gjersa për te infektuarit lutemi qe te gjejnë shërim sa me shpejtë.

Te nderuar qytetare,
Besoj se edhe festen e bajramit do ta kalojmë si më mirë me familjarët tanë ne ambientet e shtëpisë , sikur edhe kemi pritur dhe po e përcjellim muajin e bekuar te ramazanit .
Ju lutem mos te lejojmë qe ne fund te kësaj beteje me virusin covid 19 të pësojmë dhe te kemi rritje të të infektuarve si pasoje e mosrespektimit te udhëzimeve te eksperteve tanë . Shtëpitë tona na mjaftojnë qe te krijojmë atmosfere festive e ti mbushim megëzimin e bajramit.

Ne fund lusim Allahun qe te pranoj te gjitha ibadetet tona, agjërimin, duatë, sadaken e zekatin qe kemi dhënë vetëm për emrin e Tij.
Gëzuar e përhajr na qoftë të gjithëve festa e fitër bajramit.