Fidanishtja

Kreu i BIK-ut Naim Aliu ligjëroi në tryezën e organizuar nga OSBE – “Religjioni dhe Shoqëria Sekulare”

/ 1 minutë lexim

Gjilan – Nën organizimin e OSBE -së në ,tryezën me temë “Religjioni dhe shoqëria sekulare” ligjëroi kryetari i KBI në Gjilan Naim Aliu i cili shtjelloi përvojat e tija personale në shoqëritë sekulare, e në theks të veçantë vizita e tij në SHBA si vend më demokratik në botë.

Tryezën e udhëhoqi Arijeta Rrotlla ,zyrtare e qendrës së OSBE në Gjilan. Fjalën hyrëse në emër të OSBE e mbajti James Lyon, Drejtori regjional i OSBE – Qendra në Gjilan.

Fidanishtja

Në emër të Komunës së Gjilanit foli nënkryetari i Komunës së Gjilanit i cili theksoi se Gjilani është qytet model në funksionimin e religjionit në shoqërinë sekulare dhe promovimin e dialogut dhe themelimin e partneritetit në mes komunës dhe komuniteteve fetare në rajonin e Gjilanit.

Këtij debati i kontribuuan edhe Naim Bllaca përfaqësues i kishës protestane, Dragana Petroviq nga OJQ “Moravski Biser”, Halit Rexhepi nga KKSB, Sali Fazliu drejtor i Kadastrit, Arjeta Maka etj./rajonipress/