Eko Higjiena

Kreu i Artanës në Asamblenë e Shteteve të Evropës Juglindore

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Kryetari i Komunës së Artanës Bajrush Ymeri mori pjesë në asamblenë e Përgjithshme të radhës të Rrjetit të Autoriteteve Lokale të Shteteve të Evropës Juglindore-NALAS.

Në kuadër të Asamblesë së VIII-të të Përgjithshme të radhës të Rrjetit të Autoriteteve Lokale të Shteteve të Evropës Juglindore-NALAS, i cili është mbajtur të shtunën dhe të dielën (19-20 prill 2013) në Shkup të Maqedonisë, pjesëmarrës në këtë ngjarje ishin edhe kryetari i Komunës së Novobërdës Bajrush Ymeri, Naim Ismajli, kryetari i Komunës së Shtimes dhe drejtor i AKK-së, Sazan Ibrahimi.

Në këtë Asamble një ndër zëvendëskryetarët është zgjedhur edhe kryetari i Komunës së Shtimes Naim Ismajli. Kryetari Ismajli tha se në këtë sesion është zgjedhur kryetari i këtij asociacioni dhe tre zëvendëskryetarët e saj. Ai theksoi se pas tri vjetëve për shkak të rotacionit të pozitës së kryetarit të këtij Asociacioni, Kosova do ta ketë radhën e pozitës së kryetarit.

United Hospital

NALAS-i është një rrjet i Asociacioneve të Autoriteteve Lokale të Evropës Juglindore. Rrjeti i bashkon 15 Asociacione të cilat përfaqësojnë rreth 4000 autoritete lokale, të zgjedhur drejtpërdrejt nga më shumë se 80 milionë qytetarë të këtij rajoni.

Sekretariati NALAS-it, me qendër në Shkup, është përgjegjëse për koordinimin e përgjithshëm dhe zbatimin e aktiviteteve. NALAS-i është krijuar në vitin 2001 pas Forumit të parë të Qyteteve dhe Rajoneve të Evropës Jug-Lindore (Shkup, nëntor 2000), organizuar nga Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës. Rrjeti është themeluar nën kujdesin e Paktit të Stabilitetit për Evropën Juglindore dhe Këshillit të Evropës.

Gjatë viteve të para, NALAS-i ka funksionuar si një organizatë jozyrtare me takime të rregullta, seminare dhe programe të trajnimit. Në korrik të vitit 2005 NALAS-i u bë një asociacion i regjistruar zyrtarisht me seli në Strasburg. Sekretariati i NALAS-it u themelua në mars të vitit 2007./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.