Kreu i Artanës del në teren, inspekton rrugët e shkatërruara nga reshjet e fundit
Gjilan – Kryetari i Komunës së Novobërdës, Svetisallv Ivanoviq ka vizituar fshatin Zebincë dhe me këtë rast bisedoi me banorët e lagjes “Gjuro Padina” dhe Manuta
Arsyeja e vizitës ishte infrastruktura rrugore e cila është në një gjendje shumë të vështir ku edhe është i nevojshëm sanimi në afat sa më të shkurtër.
Pas të reshurave të mëdha ka ardhur deri tek rritja e përroskave ku edhe e kanë shkatërruar infrastrukturën rrugore në të gjitha lagjet e fshatit Zebincë të komunës së Novobërdës.
Svetisllav Ivanoviq theksoi se komuna ka projektet e përgatitura për sanimin e të gjitha rrugëve lokale ku është e nevojshme intervenimi dhe shpresojmë që gjatë këtij muaji të gjitha do të sanohen, në mënyrë që të gjithë qytetarëve t’ju mundësohen kushtet për lëvizje dhe komunikim të papengueshëm./rajonipress/


