Uji Dea

Kreshnikët e MASHT-it!

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Ai është drejtor i Departamentit të Shkencës në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) . Por, Murteza Osdautajt, që është numri një i këtij departamenti në MASHT, jo gjithherë i ka mjaftuar që të jetë vetëm në krye të këtij departamenti. Ai është kujdesur që të inkuadrohet edhe në projekte, të cilat Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë i ka ndarë për t’i realizuar bartës të ndryshëm të projekteve, që nuk punojnë në MASHT.

Në kuadër të dhjetë projekteve që ka ndarë MASHT, bartës i njërit nga këto është Zymer Neziri, punonjës i pensionuar i Institutit Albanologjik të Prishtinës. Shuma e projektit sipas marrëveshjes së nënshkruar mes Zymer Nezirit dhe MASHT-it, është 58.950,00 Euro.

Mobi Casa

Qëllimi është që të realizohet projekti “Eposi i Kreshnikëve – Monument i trashëgimisë kulturore shqiptare në Ballkan (Kosovë, Shqipëri , Mal të Zi, Maqedoni dhe Serbi)”. Por, çuditërisht, në këtë projekt si anëtar ishte inkuadruar drejtori i shkencës në MASHT, Murteza Osadutaj, ndonëse ministria ku ai punon ishte financuesi i projektit.(Tribuna)