Mobi Casa

Kreshnik Spahiu është “Shesheli shqiptar”

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Një nga gazetat e njohura serbe, Kurir, e cilëson kreun e Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, si “Shesheli shqiptar”.

Gazeta shkruan se ai është dhe kritikues i ashpër i kryeministrit Sali Berisha

“Aleanca shqiptare Kuq e Zi ka dorëzuar iniciativën për shpalljen e referendumit për bashkimin e Shqipërisë me Kosovën, duke filluar grumbullimin e 50 mijë nënshkrimeve të domosdoshme për fillimin e debatit për “krijimin e federatës shqiptare”, shkruan gazeta serbe Kurir.

“Shteti shqiptar duhet të rregullohet si federatë, e cila do të përbëhej nga dy njësi dhe si i tillë të bëhet anëtar i BE-së”, ka deklaruar në Tiranë Kreshnik Spahiu, që sipas gazetës serbe Kurir, është ngushtë i lidhur me Lëvizjen “Vetëvendosje” të Albin Kurtit.

ARKATANA

Sipas kësaj gazete, Kreshnik Spahiu konsiderohet si “Shesheli shqiptar” dhe kritikues i ashpër i kryeministrit Sali Berisha dhe pohon se bashkimi i Shqipërisë me Kosovën është detyrim i qeverisë në Tiranë dhe të gjitha subjekteve politike në këtë shtet.

“Kërkesa për referendum është rast historik për bashkim të dy shteteve që i takojnë një populli, sepse nuk ekzistojnë kurrfarë pengesa të brendshme ose të jashtme. Ky hap është plotësisht në pajtim dhe konform vlerave elementare të Kombeve të Bashkuara”, ka thënë Kreshnik Spahiu, raporton Kurir.

“Kreshnik Spahiu llogaritet si udhëheqës karizmatik dhe egoist i Aleancës Kuq e Zi, e cila fillimisht është paraqitur si lëvizje kombëtare e shqiptarëve, ndërsa nga mesi i vitit të kaluar është regjistruar si parti politike, e cila numëron rreth 180 mijë anëtarë”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.