FIDANISHTJA

Krerët më të lartë të gjyqësorit diskutojnë për rritjen e bashkëpunimit

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Kryetari i Gjykatës Themelore në Gjilan, Zyhdi Haziri, ka pritur në një takim kryetarin e Gjykatës Supreme, Fejzullah Hasani, kryetarin e Gjykatës së Apelit, Sali Mekaj, si dhe gjashtë kryetarët e Gjykatave Themelore të Kosovës.

Në këtë takim të nivelit më të lartë të sistemit të drejtësisë janë diskutuar arritjet dhe sfidat me të cilat përballet gjyqësori i Kosovës.

ARKATANA

Ka qenë dakordim i gjithë kryetarëve të gjykatave se ekziston një bashkëpunim i mirë i gjykatave në nivel të vendit, por kanë shprehur përkushtimin që ky bashkëpunim të rritet edhe më shumë – thuhet në njoftim të Gjykatës Themelore të Gjilanit.

Në takim kanë marr pjesë edhe kryetari i Gjykatës Themelore të Prishtinës, Hamdi Ibrahimi, kryetarja e Gjykatës Themelore të Mitrovicës, Kada Bunjaku-Perquku, kryetarja e Gjykatës Themelore në Pejë, Elmaze Syka, kryetari i Gjykatës Themelore në Gjakovë, Vaton Durguti, kryetari i Gjykatës në Prizren, Ymer Hoxha dhe ushtruesi i detyrës së kryetarit të Gjykatës Themelore në Ferizaj, Sahit Krasniqi./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.