UBT

Krerët e Vetëvendosjes takuan Senatorin Chris Murphy

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Washington – Delegacioni i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti -kryetar , Shpend Ahmeti- nënkryetar dhe Florin Krasniqi – deputet, zhvilloi sot takim me Senatorin Chris Murphy nga Connecticut, Kryesues i Nënkomitetit për Çështje Evropiane në kuadër të Komitetit për Politikë të Jashtme në Senatin e SHBA-së.Në takimin e mbajtur në zyrat e Senatit të Shteteve të Bashkuara, përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje paraqitën pikëpamjet e tyre në lidhje me zhvillimet e fundit në Kosovë, me theks të veçantë në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, sfidat ekonomike të Kosovës, dhe procesin e privatizimit.

Senatori Murphy falënderoi për vizitën dhe qëndrimet e shprehura si dhe u zotua për kontakte të mëtutjeshme dhe adresimin e çështjeve të ngritura.

Uji Dea

Të dyja palët ritheksuan rëndësinë e bashkëpunimit të ndërsjellë si atë ndërmjet deputetëve dhe senatorëve ashtu edhe në mes të shtetit të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ndërkohë po gjatë vizitës së tyre në ShBA, kryetari i VV-së Albin Kurti, dhe nënkryetari i saj, Shpend Ahmeti, qëndruan në New York ku mbajtën ligjëratë në Universitetin Columbia dhe në Universitetin Cornell.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.