Fundamenti

Krerët e shtetit ngushëllojnë familjen Haradinaj

/ 6 minuta lexim
Uji Dea

Babai i Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Hilmi Haradinaj, ka vdekur mbrëmë në orët e vona. Krerët e shtetit i kanë shprehur ngushëllime familjes Haradinaj. Ka qenë presidenti i Kosovës, Hashim Thaci ai i cili përmes një postimi në “Facebook”, Haradinajn e ka cilësuar si një njeri të urtë, dhe të matur.

“Me dhimbje të madhe mora lajmin për ndarjen nga jeta të bacës Hilmi. Ishte një burrë i urtë, i matur dhe atdhetar i devotshëm, që Kosovës i dha shumë. Baca Hilmi përballoi shumë sfida në jetë. Ngushëllimet më të sinqerta kryeministrit Haradinaj, familjarëve dhe gjithë miqve të tyre. Qoftë i përjetshëm kujtimi për të”, ka shkruar Thaci.

Ngushëllime për vdekjen e tij ka shprehur edhe zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli. Edhe ai përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se kujtimi për të do të jetë i paharruar.

“Baca Hilmi dha gjithçka për Kosovën. Ai sot nuk është në mesin tonë, fizikisht, por kujtimi i tij do të jetë i paharruar. Ngushëllimet e mia më të thella familjes Haradinaj, Gllogjanit dhe tërë Kosovës!”, ka shkruar Pacolli.

Po ashtu edhe zëvendësministri tjetër, Fatmir Limaj ka shprehur ngushëllimet e tij. Ai në “Facebook”, ka shkruar se në emër të tij dhe të partisë Socialdemokrate, shpreh ngushëllime duke e kujtuar kështu Haradinajn si një njeri që i dha shumë Kosovës.

“Me dhimbje të thellë morëm lajmin për vdekjen e babait të heronjve të Kosovës, Luan e Shkelzen Haradinajt, bacës Hilmi. Në emër të Nismës Socialdemokrate dhe në emrin tim personal i shpreh ngushëllimet më të sinqerta kryeministrit Haradinaj, familjes dhe gjithë miqve të bacës Hilmi! Bacën Hilmi do ta kujtojmë gjithmonë si një burrë të urtë, i cili i dha shumë Kosovës. Lavdi jetës dhe veprës se tij! Pusho i qetë baca Hilmi! FL”, ka shkruar Limaj.

Edhe zyrtarë nga partia e kryeministrit kanë drejtuar ngushëllime drejtuar familjes Haradinaj. Zyrtarë nga partia Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, përmes një njoftimi për media kanë bërë të ditur se të gjitha aktivitetet e parapara të mbahen sot nga kjo parti janë anuluar për shkak të vdekjes së Hilmi Haradinajt, babait të kreut të partisë, Ramush Haradinajt, shkruan tutje “Zëri.info”.

Me këtë rast kjo parti përmes kësaj komunikatë ka shprehur ngushëllime për familjen Haradinaj dhe popullit të Kosovës.

“Departamenti për Mardhënie me Publikun i AAK-së, me rastin e vdekjes së Bacës Hilmi Haradinaj, i shpreh ngushllimet më të sinqerta Kryeministrit Ramush Haradinaj, Familjes Haradinaj dhe popullit të Kosovës. Qoftë i përjetshëm kujtimi për të!”, thuhet në komunikatën e tyre.

Deputetja e Parlamentit të Republikës së Kosovës nga radhët e AAK-së Time Kadrijaj, me një status në facebook i ka shprehur ngushëllime familjes Haradinaj përmes një statusi në Facebook

“Ndrrojë jetë burri i madh i kombit Baca Hilmi Haradinaj, baba i 4 gjeneralëve, familja që bëri historinë dhe dha shumë pēr Kosovën. Lavdi jetës tēnde, e ngushëllime familjes Haradinaj! I përjetshëm kujtimi për ty!” ka shkruar ajo.

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, me një status të gjatë në faqen e tij në facebook ka shprehur keqardhjen e tij për humbjen e një njeriu të madh.

“Mbahuni të fortë Familje Haradinaj!

Sot, na preku thellë lajmi i trishtueshëm se Hilmi Haradinaj, u nda nga ne fizikisht.

ARKATANA

Është lajm i pabesueshëm sepse, Baca Hilmi përballoi goditje të rënda dhe kurrë nuk u përkul, duke shpresuar se edhe kësaj here, në këtë betejë, do të dalë i papërkulur. Shpresoja sepse Ai ishte shembull se si bëhet qëndresa.

Në këtë ditë të rëndë për secilin nga ne që u prit e përcoll nga Baca Hilmi, që mori këshilla dhe u ushqye me bukën e tij, ky lajm i rëndë është edhe i papranueshëm.

Me rastin e kësaj humbje të pakompensueshme për Familjen e madheHaradinaj, Kosovën dhe Kombin shqiptar, shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta!

I përjetshëm është kujtimi për Hilmi Haradinajn!” ka shkruar ai.

Ish kryetari i Skenderajt, dhe bashkëluftëtar i Ramush Haradinajt, Sami Lushtaku, i ka shprehur ngushëllime familjes Haradinaj, si dhe të gjithë shqiptarëve, ky është postimi i tij i plotë në Facebook:

“Me dhembje të madhe dhe pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të Bacës Hilmi Haradinaj. Baca Hilmi është modeli i prindit tipik shqiptar që gjithë familjen e rriti në frymë patriotike, duke i dhënë bijtë më të mirë Kosovës. Ai nuk u dorëzua asnjëherë para sfidave të jetës duke dalë faqebardhë. Ngushëllime familjes Haradinaj, miqve dhe të gjithë shqiptarëve” është shprehur ai.

Kryeparlamentari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, njëherish edhe Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, i ka shprehur ngushëllime kryeministrit Harandinaj, si dhe familjes së tij.

“Lajmi për vdekjen e bacës Hilmi më pikëlloi shumë. E njoha në ditët e vështira për Kosovën, atëherë kur së bashku me djemtë e tij e qindra të tjerë nga e gjithë Kosova po krijonim Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Konaku i bacës Hilmi ishte konak i lirisë së Kosovës. Ngushëllime kryeministrit Haradinaj, familjes, miqve dhe të gjithë atyre që patën rastin ta njohin këtë burrë të nderuar të Dukagjinit dhe mbarë Kosovës” ka shkruar ai në facebook.

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, u ka shprehur ngushëllime familjarëve të Ramush Haradinaj.

“Мëngjesi zbardhi me lajmin e hidhur për largimin e Bacës Hilmi Haradinajnga kjo jetë,

U njohëm kur u vra Luani dhe nuk u ndamë kurrë. U njohëm në kohë të vështira, në rrethana të jashtëzakonta, bashkë njohëm dhimbjen, por edhe krenarinë. Luftove, organizove, frymëzove, qëndrove dhe asnjëherë nuk u ndale.

Baca Hilmi, ishe dhe mbete shumë i fortë, po aq i fortë, sa edhe djemtë që ia dhe atdheut.

Sot të kujton cdo shqiptar kudo që jeton dhe secili prej nesh bashkëndjen për këtë humbje.

Ndaj dhimbjen me familjarët dhe jam pranë tyre në këto momente të vështira” ka shkruar ai./express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.