Uji Dea

Krerët e shtetit bëjnë homazhe në përkujtim të viktimave të sulmit terrorist të 11 Shtatorit në SHBA

/ 2 minuta lexim
HW

Sot shënohen 24 vjet nga sulmet terroriste të 11 Shtatorit 2001, që morën rreth 3.000 jetë dhe ndryshuan përgjithmonë historinë e Shteteve të Bashkuara. Në këtë përvjetor, edhe në Kosovë do të zhvillohen homazhe përkujtimore.

Presidentja Vjosa Osmani, kryetari i Kuvendit Dimal Basha dhe kryeministri në detyrë Albin Kurti bënë homazhe te pllaka përkujtimore në oborrin e Kuvendit, duke kujtuar viktimat e sulmit të 11 shtatorit.

Presidentja Osmani tha se Kosova qëndron me krenarinë për të luftuar terrorizmin kudo që ndodh.

“Në atë ditë, bota u nda në dysh, në ata që thellësisht besojnë në vlerat e lirisë, humanizmit dhe qëndrojnë bashkërisht në mbrojtje të këtyre vlerave dhe luftim të terrorizmit dhe pjesa tjetër ishin ata që besojnë në terrorizëm dhe shfrytëzojnë për të shkaktuar dhimbje për të tjera. Kosova me krenari ka qëndruar dhe qëndron me SHB-në për ta luftuar terrorizmin kudo të ndodh ai.

HW

Ndërsa kryeministri në detyrë, Albin Kurti përkujtoi tre shqiptarët që ishin viktimë e këtij sulmi.

Kurti tha se sot, nuk janë vetëm akterët parashtetërorë, por edhe shtetet që kryejnë terrorizëm. Ai përmendi sulmin terrorist në Kosovë të 24 shtatorit.

“Sot, nuk janë vetëm akterët parashtetërorë, por edhe shtete që ushtrojnë terrorizëm. Ne kemi pasur rastin në Kosovë kur struktura ilegale paralele të udhëhequra nga Beogradi zyrtar kanë zhvilluar aksione terroriste në vendin tonë, por natyrisht që në kontinentin e vjetër evropian, terrorizmi që ushtrohet më së shumti është ai nga Federata Ruse dhe presidenti desportik Putin. Ne shprehim dolidaritetin me popullin amerikan dhe familjet e viktimave”, tha Kurti.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.