UBT

Krerët e bashkësive fetare në Kosovë kundërshtojnë ndryshimin e Kodit Civil që lejon martesën mes gjinive të njëjta

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Një debat i madh është nxitur ditëve të fundit rreth këtij Projektkodit civil, sidomos tek pjesa e lejimit të martesës mes gjinive të njëjtë.

Aktin e martesës mes gjinive të njëjta e lejon Kushtetuta, por jo edhe Kodi Civil i Kosovës dhe Ligji për familjen.

Kodi civil i Republikës së Kosovës Neni 1138 kapitulli për martesën thotë:

“Martesa është bashkësi e regjistruar ligjërisht ndërmjet dy bashkëshortëve të sekseve të ndryshme, me anë të së cilës ata lirshëm vendosin që të jetojnë së bashku si burrë e grua. Martesa është bashkësi jetësore e vazhdueshme e burrit dhe gruas, ligjërisht e rregulluar. Martesa lidhet me dhënien e pëlqimit të burrit dhe gruas dhe nënshkrimin e tyre para zyrtarit (ofiqarit) të gjendjes civile”.

Bashkësia Islame e Kosovës, Ipeshkëvia e Kosovës, Kisha Protestante Ungjillore e Kosovës dhe Bashkësia Hebraike e Kosovës, së bashku kanë dalë me qëndrim rreth kodit civil që pritet të hidhet në votim në Kuvendin e Kosovës.

ARKATANA

Këto bashkësi fetare pas konsultimeve mes vete, kanë kundërshtuar kodit civil që pritet të hidhet në votim në Kuvendin e Kosovës.

“Bashkësia Islame e Kosovës, Ipeshkëvia e Kosovës, Kisha Protestante Ungjillore e Kosovës dhe Bashkësia Hebraike e Kosovës shprehin shqetësimin në lidhje projektligjin për ndryshimin e Projektligjit për Kodin civil, pjesa e familjes ku po rrezikohet të dëmtohet funksionimi i martesës në Kosovë. Bashkësitë tona mbesin të bashkuara në lidhje me mbrojtjen e vlerave të familjes, jetës, vlerave tradicionale të bashkëshortësisë”.

“Ta prekësh ripërkufizimin e martesës dhe pjesëmarrësve në të (burrit dhe gruas), cenohet drejtpërdrejtë fjala e Zotit”.

“Me prekjen e martesës, po preket fondamenti i shoqërisë sonë, që është trashëguar me mijëra vjet dhe që lejon funksionin normal të shoqërisë pavarësisht bindjeve fetare”.

“Me bashkëjetesën e dy personave te gjinisë së njëjtë nuk pajtohemi ta quajmë martesë apo kurorëzim dhe jemi kundër orientimit që këta të adoptojmë fëmijë”, thuhet tutje në reagimin e përbashkët të krerëve të bashkësive fetare në Kosovë./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.