Fundamenti

“Krenohu” me Thaçin: Rezoluta na e kthen UNMIK-un!

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Këshilli i Evropës, i sponsorizuar nga Serbia, dëmton Kosovën. Politika e jashtme kosovare pëson debaklin e radhës

Politologu Faik Krasniqi thotë se miratimi i kësaj rezolute, e cila kërkon rifuqizimin e UNMIK-ut, si mision i sundimit të ligjit në Kosovë, erdhi pasi shteti u tregua i dështuar për gjithë këto vite të qeverisjes, pikërisht në këtë fushë që është shtylla e shtetit

Miratimi nga ana e Këshillit të Evropës, i rezolutës së propozuar nga Serbia, e cila pos të tjerash kërkon fuqizimin e rolit të UNMIK-ut në Kosovë, pikërisht tani në 8-vjetorin e shpalljes së pavarësisë, nga analistët politikë, njohës të marrëdhënieve ndërkombëtare, po vlerësohet si një kthim mbrapa në procesin e ndërtimit të shtetit dhe forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar.

Uji Dea

Kjo rezolutë po vlerësohet edhe si një grusht i madh për politikën e jashtme të Kosovës dhe tërë qeverisjen e kriminalizuar. Politologu Faik Krasniqi thotë se miratimi i kësaj rezolute ndodhi, sepse shteti i Kosovës u tregua i dështuar për gjithë këto vite të qeverisjes, pikërisht në këtë fushë, që është shtylla e shtetit.

Pushteti i papërgjegjshëm

Sipas Krasniqit, një gjë e tillë do të ishte shumë në disfavor të pavarësisë së Kosovës. “Unë shpresoj që do të ketë një mbështetje serioze nga miqtë e Kosovës, më saktësisht, nuk besoj që SHBA-ja do të lejonte një gjë të tillë, sepse pavarësia e Kosovës është projekt ndërkombëtar dhe tek fundit, edhe pse e kemi një klasë të tillë të papërgjegjshme politike, përgjegjësi mban edhe bashkësia ndërkombëtare, e jo vetëm populli i Kosovës”, theksoi ai. “Amerikanët na kanë garantuar çdoherë që nuk do të lejojnë asgjë që cenon sovranitetin e Kosovës. Dhe pasi na kanë garantuar për këtë gjë, atëherë s’duhet edhe të lejojnë gjëra të tilla, që ka për rrezik zhbërjen e shtetit ose një tranzicion pakufi, për shkak të një klase të papërgjegjshme politike në pushtet, që janë bashkëprodhim edhe i bashkë- sisë ndërkombëtare”, tha politologu Krasniqi për “Kosova Sot”. Analisti politik, Dren Ajeti, nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, thotë se është me rëndësi fakti se në aspektin juridik Rezoluta e Asamblesë parlamentare të Këshillit të Evropës nuk e obligon Kosovën për zbatim të saj, ngase ajo nuk është anëtare e kësaj organizate dhe për më shumë, rezolutat e Asamblesë kanë vetëm karakter deklarativ dhe jo detyrues. Mirëpo, ai nuk e mohon faktin që kjo Qeveri dhe politika e saj e jashtme nuk janë në krye të detyrës, sidomos karshi veprimeve sfiduese të shtetit serb. “Politika e jashtme kosovare po dështon që t`i ndalë iniciativat e Serbisë, që po e dëmtojnë imazhin e Kosovës në botë”, ka thënë ai./kosova sot/