Mobi Casa

Krenohet Artana

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Teksti, muzika dhe interpretimi : Demir Krasniqi

Novobërda legjendare deri sa të ekziston –
Dëshmorët tanë kombëtarë kurrë për jetë nuk i harron !
Në mënyrat ma të ndershme ajo do t’ i përkujton ,
Deri n’ piedestal gjithmonë, ajo do t’ i nderon !

Refreni :
Në troje të Dardanisë ,
Krenohet Artana –
Për gjithë trimat e lirisë ,
Që ia ka dhanë nana !

Gjatë luftës së vitit 1999 –
N’ komunë t’ Novobërdës këta dëshmorë ranë :
Nga Prekovci ra Afrim Zymer Zymeri –
Në Llukar t’ Prishtinës , në atë luftë tmerri !

Refreni :
Në troje të Dardanisë …etj.

Ra Afrim Zymeri , Ziaver Vllasaliu ,
Martirët Faredin dhe Shemsedin Vllasaliu .
Në Marec u vra luftëtar ma i riu –
Lindur n’ Vllasali , Ziaver Vllasaliu !

Refreni:
Në troje të Dardanisë …etj.

Në Makovc t’ Prishtinës , lufta i përpiu –
U vra Fahredini , po nga Vllasaliu !
Po në luftë t’ Makovcit , biri i Vllasaliut –
U vra Shemsedini i Gani Vllasaliut !

Refreni :
Në troje të Dardanisë …etj.

Ju që e dhatë jetën – t’ jetojmë t’ lirë e ndershëm –
Kujtimi për Ju , do t’ jetë i përjetshëm !
Lavdi jetës dhe veprës së juaj , mos qofshi t’ harruar –
Për ju kem për t’ shkruar edhe përkujtuar !

Mobi Casa

Refreni :
Në troje të Dardanisë …etj.

Vjet për vjet n’ shënime për nderë t’ përvjetorëve –
Do të bëjmë homazhe n’ varreza të dëshmorëve !
Në përvjetorët e rënies me qëndresë titanike –
Do të nderojmë veprën e tyre heroike !

Refreni :
Në troje të Dardanisë …etj.

Derisa t’ jenë jeta , ne që të jetojmë –
Dëshmorët e kombit gjithë do t’i kujtojmë !
Atje përmbi varre t’ secilit dëshmorë –
Përherë do t’ ju sjellim lule me kurorë !

Refreni :
Në troje të Dardanisë …etj.

Do t’i shfletojmë prore fletët e historisë –
Do t’ua këndojmë prore këngët e lavdisë !
Do t’ua këndojmë prore nderin e pavarësisë –
Që na e sollët shtetin , dritën e lirisë !

Refreni :
Në troje të Dardanisë …etj.

Dëshmorët e kombit kurrë nuk i harrojmë –
Varret , përmendoret gjithë ua vizitojmë !
Meritat , lëvdatat që i meritojnë –
Me këngë e me shkrime do t’ ua kujtojmë !

Refreni :
Në troje të Dardanisë …etj.

Gjilan, më 20.04.2020 v.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.