United Hospital

Krenaria e Gjilanit dhe Kosovës Lirik Qerimi, zyrtarisht i licencuar për Boeing 737

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Gjilanasi Lirik Qerimi ka përmbushur ëndrrën e tij të kahershme që të pasurohet me licencën e pilotit, kurse tani së fundit ka marrë edhe licencën për Boeing 737. Krenar pa fund për arritjen tënde! Le të jenë qiellët gjithmonë të hapura për ty ka shkruar njëri nga familjarët e tij.

“Nga sot zyrtarisht i licensuar për Boeing 737. Krenar pa fund për arritjen tënde! Le të jenë qiellët gjithmonë të hapura për ty” ky ishte urimi më i mirë për pilotin e ri dhe shumë të talentuar Lirik Qerimi.

Ndryshe, Lirik Qerimi me sukses të plotë në Greqi ka përfunduar rrugëtimin e tij akademik duke fituar licencën e pilotit komercial. Dua të bëjë fluturime mbi qiellin e Kosovës pse jo edhe në kuadër të NATO-së shprehet me shumë gëzim Lirik Qerimi.

Gjilanasi Lirik Qerimi ka përmbushur ëndrrën e tij të kahershme që të pasurohet me licencën e pilotit, kurse tani është licencuar edhe zyrtarisht për Boeing 737.

Ai në Greqi kishte përfunduar me sukses rrugëtimin e tij akademik, duke fituar licencën e pilotit komercial. Dhe ky lajm për të dhe familjen e tij, po edhe shtetin e Kosovës ishte diçka e jashtëzakonshme.

FIDANISHTJA

Lirik Qerimi me shumë kënaqësi thotë për rajonipress se ka realizuar ëndrrën e tij të kahershme. “Dua të bëjë fluturime mbi qiellin e Kosovës pse jo edhe në kuadër të NATO-së” kishte deklaruar më herët Lirik Qerimi.

Qerimi thotë se kurrë nuk i dihet dhe mund të bëjë realitet edhe këtë dëshirë të tij.

”Kosova ka kuadro të mira në këtë drejtim vetëm duhet pak motiv e stimulim që ata të orientohen me kohë në këtë fushë shumë specifike. Mos harroni të gjitha shtetet e forta dhe ato në zhvillim çdo ditë flasin për luftë e armatime moderne, e ne jemi askund në këtë drejtim” thoshte Liriki.

E tani pas licencës për Boeing 737 Liriki ndihet edhe më i lumtur. “Është diçka e jashtëzakonshme jo vetëm për mua, por edhe për shtetin e Kosovës. Kam synuar këtë ëndërr dhe ja ku jam tani, i përmbushur me shumë dashuri dhe do të jem në shërbim të çdo iniciative apo fluturimi, për ta mbrojtur nga ajri e toka qiellin paqësor të shtetit të Kosovës” u shpreh Lirik Qerimi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.