Krenar që përjetojmë 100 vjetorin e Shtetit Shqiptarë

/ 4 minuta lexim
Hidromorava

Nga Mejdi Sadiku – 500 vjet sundim nuk na ndalën që edhe ne ta kemi kombin tonë dhe shtetin tonë. 500 vjet nuk ishin tepër që të na shuanin dashurinë për Shqipërinë. Jo 500, por as 500 milion vjet nuk do të jenë të mjaftueshëm që të na ndalin ta duam dhe të luftojmë për mëmëdhe.

Shumë luftëtarë, veprimtarë, politikanë, dijetarë dhe shumë njerëz të tjerë u flijuan për një vend të shenjtë të quajtur SHQIPËRI.

Është e vërtetë që historia njeh shumë tradhtarë të kombit, por po ajo histori njeh me mijëra heronj më shumë se sa ata pak tradhtarë që e shitën veten e tyre për pak para, apo për një pjesë të familjes së tyre. Heronjtë nuk vdesin kurrë, ata gjithmonë jetojnë me ne, në mesin tonë. Ata gjithmonë na vëzhgojnë se çfarë bëjmë ne me atë tokë të cilën ata na lanë amanet.

Vërtetë, toka jonë është copëtuar e copëtuar nga çdo lloj sundimtari, nga çdo lloj terroristi dhe nga çdo lloj konference. Por, asnjëherë nuk mundën të na asimilojnë dhe të na zhdukin nga faqja e dheut. Asnjëherë nuk kanë arrit dhe as kurrë nuk do ta arrijnë një gjë të tillë, pasi ne jemi të mbrojtur nga Zoti, i cili e fali të shenjtë këtë tokë madhështore.

Shpallja e shtetit Shqiptarë nuk ishte fundi i tentimeve që ta shkatërrojnë Shqipërinë, ajo ishte një arsye më tepër e kundërshtarëve të tij. Vetëm se u rritën sulmet direkte dhe indirekte që ta ndajnë këtë tokë që veçse ishte e copëtuar nga të gjitha anët.

Mirëpo, edhe 100 vjet pas shpalljes së Pavarësisë, akoma kemi shumë kundërshtarë që ia duan të keqen Shqiptarëve dhe Shqipërisë. Po të mos mjaftonte kjo, edhe ne vet Shqiptarët jemi të ndarë: Shqiptarët e Kosovarët, Gegët e Toskët, Veriu e Jugu. Sikur edhe këta të mos mjaftojnë, tani janë partitë politike që edhe më tepër e ndajnë këtë popull, i cili veçse është i ndarë në mijëra pjesë dhe i orientuar në mijëra drejtime të ndryshme.

Eco Higjiena

Tani, ne jemi duke pritur për të festuar 100 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë. Kjo duhet të jetë një pikë kthese e ndryshimi për të gjithë ata Shqiptarë të cilët kanë ecur në rrugë të gabuar deri tani. Kjo duhet të jetë arsyeja se ne duhet të jemi të bashkuar, ngase vetëm kështu mund t’i rezistojmë armikut dhe të arrijmë fitore të mëdha.

Tani jeni duke e pritur 100 vjetorin e Shtetit Shqiptarë. Vërtetë është ambient feste në të gjithë trojet shqiptare. Shumë këngëtarë lansojnë këngë të reja dhe video klipe për nderë të kësaj feste. Kjo është një ide e mirë ngase tregojnë që edhe ata kanë ekzistuar po në atë periudhë të 100 vjetorit. Shumë kompani e biznese ofrojnë oferta e bëjnë reklama me emër të 100 vjetorit. Edhe kjo është një plus, pasi edhe kjo i tregon të gjithëve se me të vërtetë ne e përjetojmë 100 vjetorin thellë në zemrat tona.

Një fakt që na brengos është që tokat tona akoma mbeten të ndara: Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia, Kosova Lindore, Çamëria. Pse duhen këto akoma të jenë kështu? A nuk ka ardhur koha që këto toka të quhen vetëm me një emër? A nuk i ka hije më shumë emri “Shqipëria e Madhe” të gjithë këtyre tokave? A duhet ende të na copëtohet toka për të mbledhë mend që duhet të jemi të bashkuar?

Imagjinoni gjithë këto toka po të quheshin Shqipëri …

(Autori është student në Shkenca Kompjuterike dhe përfaqësues i studentëve në Universitetin e Prishtinës)