Uji Dea

“Krenar që jam shqiptar”, Ylber Ramadani reagon pas përfundimit të aventurës në Euro 2024

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Mesfushori ferizajas, Ylber Ramadani ka shfrytëzuar rrjetet sociale për të reaguar pas eliminimit të Kombëtares së Shqipërisë nga Euro 2024.

Kombëtarja e Shqipërisë mbylli aventurën në Kampionatin Evropian ‘Gjermani 2024’, duke përfunduar e katërta në Grupin B, me vetëm një pikë.

Kuqezinjtë në tri ndeshjet e grupeve humben nga Italia me rezultat 2-1, barazuan 2-2 me Kroacinë dhe në fund u mposhten 1-0 nga Spanja.

Megjithatë, disa nga lojtarët bënë paraqitje të nivelit të lartë, duke qenë në krye të detyrës në të tri ndeshjet dhe kundër yjeve të mëdha të kalibrit botëror.

Njëri nga ta padyshim se ishte djaloshi nga Kosova, Ylber Ramadani, i cili u përball i barabartë me disa nga mesfushorët më të mirë në botë, si Nicolo Barella, Lorenzo Pellegrini, Luka Modric, Mateo Kovacic, Marcelo Brozovic, Martin Zubimendi dhe Dani Olmo.

Pas paraqitjeve brilante, Ramadani ka reaguar me anë të rrjeteve sociale, duke treguar se ndihet krenar dhe duke falënderuar tifozët për mbështetjen e madhe.

Postimi pa ndërhyrje i Ramadanit

GRANDEMALL

Krenar që jam shqiptar!

I lumtur që isha pjesë e Shqipërisë në këtë rrugëtim në finalet e “Gjermani 2024”. Tre ndeshje, tre finale me tre nga ekipet më të mira të Europës, dy prej të cilave janë shpallur edhe kampione Europe dhe Bote. Luajtëm fort, si të barabartë me Italinë, Kroacinë dhe Spanjën, duke treguar karakter në çdo sfidë. Faleminderit çunave, faleminderit stafit teknik dhe të gjithë stafit drejtues që ka qenë pranë nesh.

Një falënderim të veçantë për tifozët që na kanë mbështetur në stadium, në çdo rrugë e shesh të Gjermanisë, si edhe çdo ditë në kampin tonë stërvitor.

Mbi të gjitha faleminderit Zotit!

Përjetë: Forca Shqipëri!

/Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.