GRANDEMALL

“Krenar për kapitenin tonë”, Grasshoppers ia vazhdon kontratën Abrashit: Shembull si lojtar dhe njeri!

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Amir Abrashi do të vijojë karrierën me klubin e Grasshopers përtej vitit 2024.

Zviceranët njoftuan se kanë rinovuar kontratën deri në verën e vitit 2025 me futbollistin e kombëtares teksa e cilësojnë si një element tejet të rëndësishëm për skuadrën, aq më tepër kur në këtë sezon, mesfushori ka gjetur vazhdimësinë dhe ka lënë pas problemet fizike.

Në fjalët e para pas rinovimit të kontratës, 33-vjeçari është shprehur mjaft i lumtur.

“Për mua nuk ka skuadër tjetër, këtu te Grasshopers kam mësuar, kam fituar shumë eksperiencë dhe jam zhvilluar shumë”, u shpreh Abrashi. Ndër të tjera, edhe drejtori sportiv i zvicerianëve, Bernt Haas nuk e fshehu entuziazmin për rinovimin me kapitenin e skuadrës.

FIDANISHTJA

“Abrashi e ka vërtetuar në fushë se këtë sezon ka qenë një lojtar vendimtar për skuadrën. Një faktor shumë i rëndësishëm edhe për integrimin e lojtarëve të rinj që janë afruar. Sigurisht, të gjithë e vlerësojmë edhe për grintën që shfaq në fushë, ka një pasion si askush tjetër. Abrashi është model, jo vetëm si futbollist, por edhe si njeri. Një kapiten shumë profesionist. Jemi krenar që e kemi pjesë të skuadrës”, u shpreh Haas, përcjell Super Sport.

Në këtë sezon, Abrashi është aktivizuar në 23 ndeshje të kampionatit duke asistuar edhe në dy raste.

Mesfushori i kombëtares u bashkua me Grasshopers në vitin 2021 nga Freiburg ndërsa ka qenë pjesë e zvicerianëve edhe në të kaluarën, në vitin 2010 dhe vitin 2015.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.