ARKATANA

Kremta e pavarësisë, në frymën e diskutimeve mbi migrimin

/ 5 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kosova shënon sot 7 vjetorin e shpalljes së pavarësisë. Kësaj radhe megjithatë kremta e pavarësisë po kalon në frymën e diskutimeve mbi migrimin e paligjshëm të disa mijëra qytetarëve të Kosovës.

Ky fenomen, sipas shoqërisë civile vjen si rezultat i gjendjes së rënduar sociale dhe humbjes së besimit në institucione.

Festa e pavarësisë, po shënohet pak kohë pas çarjeve të thella të spektrit politik, në pushtet dhe opozitë që u reflektuan edhe me protestat e fundit që rezultuan në dhunë të hapur mes protestuesve dhe forcave të rendit, shkruan “Evropa e Lirë”.

Raportet e tensionuara ndërmjet pushtetit dhe opozitës po reflektohen edhe në festën e këtij viti.

Komuna e Prishtinës, që udhëhiqet nga një politikan opozitar, Shpend Ahmeti nga Lëvizja Vetëvendosje, ka anuluar gati se të gjitha aktivitetet e zakonshme festive në kryeqytet.

Kurse nga institucionet qendrore, në agjendë janë vënë homazhet e liderëve institucional te varri i presidentit Ibrahim Rugova dhe Kompleksi Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, si dhe është caktuar mbajtja e një seance solemne të Kuvendit të Kosovës.

Këtë përvjetor, në Prishtinë nuk do të parakalojnë trupat e Forcave të Sigurisë së Kosovës.

Vitin e kaluar, ish-kryeministri Hashim Thaçi, kishte premtuar se parakalimi i vitit 2014, do të ishte i fundit për FSK-në, pasi që më 2015, sipas tij, do të parakalonte Ushtria e Kosovës me emrin Forcat e Armatosura të Kosovës. Megjithatë, një premtim i tillë ka mbetur ende vetëm në letër.

Për 7 vjet pavarësi, Kosova u njoh nga 108 vende të botës si dhe siguroi anëtarësimin në Bankën Botërore dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar.

Me të gjitha vështirësitë, Kosova vazhdon të shënojë një rritje ekonomike prej afër 4 për qind, sado që ekspertët e vlerësojnë si të pamjaftueshme për zhvillimin e saj ekonomik dhe zbutjen e papunësisë.

Krijimi i shtetit të Kosovës, është vlerësuar se i ka dhënë një dimension të ri paqes e stabilitetit në rajon.

Uji Dea

Por, pengesë kryesore mbeten raportet me Serbinë, të cilat tashmë po reflektojnë edhe në mospërmbylljen e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.

Mosnjohja nga pesë vende anëtare të Bashkimit Evropian, në njërën anë dhe pamundësia që të bëhet vend anëtar i Kombeve të Bashkuara për shkak të mosnjohjes nga vendet e përhershme anëtare të Këshillit të Sigurimit si Rusia, por edhe Kina, e lënë Kosovën si një vend me subjektivitetin ndërkombëtar të papërfunduar.

Që ky hendek të ngushtohet sadopak, Bashkimi Evropian ka iniciuar tashmë një dialog Kosovë – Serbi përmes së cilit po përpiqet të arrijë një normalizim raportesh mes dyja vendeve, si hapi i parë që do të qonte kah zbutja e qëndrimeve të shteteve që nuk e kanë njohur Kosovën në të ardhmen.

Bashkimi Evropian i ka hapur perspektivën e kushtëzuar evropiane Kosovës përmes Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit dhe liberalizimit të vizave, ndonëse të dyja këto procese po zgjasin dukshëm më shumë sesa që kanë premtuar institucionet e Kosovës.

Nga aspekti i zhvillimit të brendshëm, përveç sfidave të vazhdueshme të shtrirjes së sovranitetit në veri, Kosova po ballafaqohet edhe me luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Periudha mes kremtimit të 6 dhe 7 vjetorit të pavarësisë, u karakterizua edhe me fenomenin e pjesëmarrjes së qytetarëve të Kosovës në luftë në Siri e Irak. Rreshtimi i tyre ishte në krah të organizatave të shpallura terroriste si forcat militante te shtetit islamik apo edhe organizatës Al Nusra.

Më 11 gusht, Policia e Kosovës kishte arrestuar 40 persona të dyshuar se kanë marrë pjesë në luftimet në Siri dhe Irak, pas bastisjeve të kryera në 60 lokacione.

Problemin me ekstremizmin islam e ka adresuar në shumë raste edhe presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Ajo në disa raste e ka përsëritur se Kosova “nuk do të jetë strehë e ekstremizmit dhe ritheksoi qëndrimin se institucionet e Kosovës asnjëherë nuk do të lejojnë që vendi ynë të shndërrohet në burim të aktiviteteve kriminale e terroriste që kërcënojnë paqen, stabilitetin dhe rendin kushtetues”.

Sidoqoftë, lënë anash krizën politike, thellimin e varfërisë, ekstremizmin dhe migrimet ilegale, periudha mes 6 dhe 7 vjetorit të pavarësisë do të mbahen në mend edhe për suksesin e sportit dhe sportistëve të Kosovën në arenën ndërkombëtare.

Xhudistja Majlinda Kelmendi u shpall kampione e botës. Përderisa, pas negociatave të shumta, përfaqësueses së Kosovës në futboll iu lejuan ndeshjet miqësore nën emblemën e FIFA-s. Një sukses tjetër i madh në fushën e sportit për Kosovën ishte pranimi në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.