Fundamenti

Kredit kartelë e arit

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

“Sperbank” në Kazakistan, degë e “Sperbank” e Rusisë, është institucioni i parë financiar, i cili ka lansuar një kredit kartelë të arit të zbukuruar me 26 diamantë.

Këtë super kreditë kartelë mund ta posedojnë vetëm 100 klientët më të mirë të bankës në Kazakistan.

Pronarët e këtyre kredit kartelave do t’i kenë dyert e hapura për përfitime speciale, si për shembull, qasje në klasin e parë në aeroportet ndërkombëtare, si dhe një shërbim të veçantë shëndetësor.

Uji Dea

Po ashtu do të marrin edhe një dhuratë Iphone 5 dhe stilopas Mont Blanc.

Visa-Infinit-Gold kushton 100 mijë dollarë, ndërsa vetëm kartela ka vlerë 65 mijë dollarë, pjesa tjetër mbetet në konto, ka thënë një zëdhënëse e bankës për ABC News.

Kredit kartela e arit peshon vetëm 50 gram. Deri tani kredit kartela ekskluzive për super të pasurit ishin në dispozicion nga Amerikan Express Centurion nga Titani.