Kredibiliteti i institucioneve në rrezik!
Nëse presidentja e vendit Atifete Jahjaga vendos që të vazhdojë me procedurat e krijimit të qeverisë duke e caktuar mandatarin edhe pas kontestimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës në Gjykatën Kushtetues, atëherë Kosova rrezikon që të ketë edhe qeveri e cila do të ishte e parregullt, nëse këtë vlerësim e jep Gjykata Kushtetuese për seancën konstituive.
Burime të gazetës kanë bërë të ditur se shefja e shtetit po konsultohet dhe po pret që Gjykata Kushtetues të japë një masë të përkohshme e cila do të pamundësonte vazhdimin e procedurave të themelimit të institucioneve, derisa të vendoset për ligjshmërinë e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.
Nëse nuk ka një masë të tillë, atëherë do të shqyrtohet mundësia që të përdoret precedenti i ligjit për amnisti, kur kryetari i Gjykatës Enver Hasani pati thënë se në momentin që ligji është kontestuar në këtë gjykatë, të gjitha veprimet bazuar në të pezullohen./Tribuna/.


