Fundamenti

Kreatorja që as lufta nuk ia ndërpreu ëndrrën

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Një përvojë personale për t’u marrë shembull për inspirim. Vajza e cila luftoi për 13 vite të përmbushte ëndrrën e saj të vetme, të bëhej disenjatore e modës.

Me sfida të shumta që i shfaqeshin, ajo kurrë nuk u ndal, por përkundrazi vazhdoi ta përcillte atë deri në fund. Është kjo Valentina Elshani, 23-vjeçare, e cila gjatë luftës më 1999 në Kosovë, humbi këmbën e majtë gjatë bombardimeve në fshatin Nagafc të komunës së Rahovecit.

Uji Dea

Gjithmonë me fytyrë të buzëqeshur ajo tregon se si dizajnin e kishte dashur që kur kishte qenë fëmijë, bile kishte filluar që nga kukullat e saja duke u qepur fustane të ndryshme nga mbetjet e rrobave që nuk i përdorte më (Tribuna).