Eko Higjiena

Krasniqi: VV pushtetin ta merr me zgjedhje të lira

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka reaguar ndaj veprimeve të fundit të Lëvizjes Vetëvendosje, me rastin e kundërshtimit të ratifikimit të marrëveshjes. Ai ka thënë se VV-ja me këto veprime ia ka bërë një shërbim të mirë kundërshtarit politik të tyre.

Krasniqi ka shkruar në faqen e tij zyrtar në “Facebook” se në vend që të bëhej kryelajm në të gjitha mediet e vendit – Marrëveshja e keqe, kryelajm u bënë veprimet e dhunshme të VV-së mbi deputetët dhe diplomatët e sidomos pengesat e bëra ndaj ambasadores së SHBA-ve.

Ai ka shkruar se, veprimet e tilla janë tepër të dëmshme për demokracinë e brishtë të Kosovës. “Veprimet e VV-së mbyten lajmin për marrëveshjen e keqe duke i bërë një shërbim të mirë kundërshtarit politik të tyre”, ka shkruar Krasniqi, transmeton “Epoka e re”.

Krasniqi ka thënë se përgatitja për të ushtruar dhunë me gur dhe ngjyrë mbi policët – është një akt tjetër i dënueshëm dhe sulm mbi institucionin më vital të shtetit. “Policët janë siguria e shtetit demokratik kudo e nuk mund të jetë ndryshe as tek ne, në Kosovë.

Uji Dea

Atyre djemve politika duhet t’ua mbron dinjitetin e jo t’ua përdhos atë”, ka thënë Krasniqi.

Kryeparlamentari Krasniqi ka thënë se për veprimet që i ka bërë VV-ja është dashur të kërkoj falje publike. “Për këto veprime jodemokratike tejet të dëmshme, VV është dashur të kërkoj falje publike dhe të reflektoj seriozisht e besueshëm, përndryshe ajo do të vazhdoj të humbë edhe mbështetjen që kishte deri më sot. Populli ynë nuk është i gatshëm të konfrontohet me bijtë e vet për t’i shërbyer këtij apo ati autoritari”, ka thënë Krasniqi.

Ai ka thënë se për sjelljet e tyre në Kuvend nuk e ka ndërmend të flas. “Le të flet opinioni publik pasi ai është informuar në plotni. Deputetëve të VV-së në Kuvend ju është dhënë hapësira e duhur për t’i thënë qëndrimet e veta, bile edhe përtej asaj që ishte e lejuar, kur kihet parasysh rendi i ditës”, ka thënë Krasniqi.

Krasniqi ka porositur VV-në që pushtetin ta merr me zgjedhje të lira, si PS në Shqipëri. “Rruga që po e kërkon VV mund të jetë rrugë e riciklimeve, por jo e zhvillimit dhe asgjë më shumë se zhvillimi nuk i duhet vendit tonë. E zhvillimi fillon me sundimin e ligjit. Sundimi i ligjit i duhet çdo qytetari në Republikën tonë. Pa sundimin e ligjit nuk ka zhvillim as demokratik e as ekonomik”, ka shkruar në “Facebook” Krasniqi. /Telegrafi/