ARKATANA

Krasniqi: VV në Qeveri për legjitimitet qytetar

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Ish-Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka kërkuar përfshirjen e Vetëvendosjes në Qeveri si kush për të rritur legjitimitet e qeverisjes së re. Në një postim në profilin e tij, Krasniqi ka thënë se zgjedhjet e reja nuk e zgjidhin bllokadën e politike e krijuar pas 8 qershorit.

“Kjo do të thotë se LAN-i nuk është e mjaftueshme të qeverisë në koalicion me komunitetet pakicë, pasi shumica qytetare do të mbetej jashtë qeverisjes (Koalicioni i udhëhequr nga PDK + VV), kjo e bën të domosdoshme që në qeveri të merr pjesë edhe Lëvizja Vetëvendosje! Pjesëmarrja e Vetëvendosjes jo vetëm që e bën qeverisjen më stabile, por njëkohësisht edhe i shton legjitimitetin qytetarë kësaj shumice”, ka thënë Krasniqi.

Lexojeni të plotë reagimin

Gjendja e krijuar pas Zgjedhjeve Kombëtare, të 8 qershorit 2014, duhet të zgjidhet në të mirë të qeverisjes së vendit. Interesi i vendit është të kemi një ndryshim substancial të qeverisjes. Ky ndryshim nuk mund të bëhet me koalicionin e Hashim Thaçit, që nuk është gjë tjetër veçse një amalgamë e panatyrshme politike.

Praktika e qeverisjes së vendit me një shumicë parlamentare dhe pakicën qytetare është treguar të jetë jo efikase. Ne duhet të nxjerrim mësim nga e kaluara. Prandaj është e domosdoshme që në Legjislaturën e Pestë, koalicioni qeverisës duhet të qeverisë jo vetëm me shumicën parlamentare, por edhe me shumicën qytetare. Kjo do të thotë se LAN-i nuk është e mjaftueshme të qeverisë në koalicion me komunitetet pakicë, pasi shumica qytetare do të mbetej jashtë qeverisjes (Koalicioni i udhëhequr nga PDK + VV), kjo e bën të domosdoshme që në qeveri të merr pjesë edhe Lëvizja Vetëvendosje! Pjesëmarrja e Vetëvendosjes jo vetëm që e bën qeverisjen më stabile, por njëkohësisht edhe i shton legjitimitetin qytetarë kësaj shumice.

FIDANISHTJA

Kosovës, më në fund, i duhet qeverisja e mirë. Madje, vetëm kjo shumicë parlamentare (LAN + VV), pas vendimit të GJK-së, hapë rrugë të sigurtë që kjo shumicë pa ndonjë vështirësi ta zgjedh edhe kryetarin e Kuvendit, por 12 shtatori është i rezervuar për koalicionin e Thaçit, pasi kështu ka thënë kushtetusja?! Më pas i hapet rruga koalicionit LAN + VV-ja. Qytetarët kanë votuar për ndryshimin dhe presin një qeverisje të mirë e përmbajtjesor.

Nëse kjo nuk arrihet, mund të ketë edhe rrugë të tjera, por ato nuk e garantojnë zgjidhjen e ngërçit. Jam i bindur se shkuarja në zgjedhje nuk është zgjidhja e duhur pasi ngërçi i tashëm mund të përsëritet.

Kosovës i duhen institucionet e reja. LAN-i + VV + komunitetet pakicë duhet të formojnë koalicionin qeverisës. Kjo është zgjidhja më e mirë në këto rrethana. Ndërsa koalicioni parazgjedhor i PDK-së me këdo që do të formonte koalicionin qeverisës, nuk do të garantonte qeverisje të mirë e stabile. Mandje ata as nuk kanë aleatë për të qeverisur.

Marrja e VV-së në qeverisje nga ana e LAN-it, ka edhe shumë anë tjera të mira, të cilat, me përgjegjësi të plotë, do t’i zbërthej, analizoj e arsyetoj në përputhje me zhvillimet, të cilat na presin në ditët e ardhshme.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.