FITORJA

Krasniqi: Vettingu duhet të ndodh, e paqartë pse po vonohet

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka folur për procesin e vettingut. Krasniqi tha se nuk e ka të qartë pse po vonohet një proces kaq i rëndësishëm për sistemin e drejtësisë.

Ai madje tha se propozimet e partisë së tij janë marrë parasysh, madje tha se edhe kryeministrit i kanë dhënë përkrahej për këtë proces.

“Procesi i vetingut duhet të ndodh. Ne e kemi mbështetur qysh moti. Unë e kam takuar kryeministrin dhe i kam dhënë mbështetje për një proces që duhet të ndodh në Kuvendin e Kosovës. Propozimet që i kemi dhënë si Parti Demokratike e Kosovës janë mirëkuptuar dhe janë pranuar dhe sot dosja e vetingutt gjendet në Kuvendin e Kosovës”, tha Krasniqi për Ekonomia Online.

Mobi Casa

Ai shtoi se nuk e ka të qartë pse po vonohen dhe pse po hezitojnë të nisin këtë proces.

“Vettingu është proces që mund të bëjë dallimin e ta luftojë inefikasitetin pse jo edhe kompetencën. Por një gjë e tillë duhet të ndodh në një proces të strukturuar legal, Kushtetues siç e kemi propozuar përmes vettingut në Kuvendin e Kosovës jo me masa të tjera të cilat e ndikojnë pavarësinë e sistemit të drejtësisë”, tha Krasniqi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.