Fundamenti

Krasniqi: Ushtria s’do të ishte e tillë pa vendosmërinë e Thaçit dhe të Veselit

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi u ka dhënë merita dy ish-liderëve, Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, për formimin e ushtrisë.

Krasniqi ka thënë se ushtria që u formua para tre vjetëve, nuk do të ishte e tillë pa insistimin dhe vendosmërinë për formimin e saj edhe nga dy liderët, Kadri Veseli, atëherë kryetar i Kuvendit të Kosovës dhe ish-presidenti Hashim Thaçi.

Mobi Casa

“Ushtria jonë, që çdo ditë po e dëshmon veten me nivelin e lartë të përgatitjes profesionale dhe përvetësimit të standardeve të NATO-s, nuk do të ishte e tillë pa insistimin dhe vendosmërinë për formimin e saj edhe të dy liderëve tanë historikë, Kadri Veseli, atëherë kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe ish-presidenti Hashim Thaçi”, ka shkruar Krasniqi.

Ai ka shtuar se Ushtria e Kosovës është krenaria jonë e përhershme. /Zëri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.