UBT

Krasniqi: Titulli i botës, misioni që më mori 6 vjet

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Prishtinë – Haxhi Krasniqi është dashur të përsëriste një pjesë të mirë të stërvitjeve që kishte zhvilluar më herët për t’u përgatitur për meçin me Nathan Cleverlyn.

Por ai vlerëson se kjo nuk do të ndikojë në luftën e tij për titull të botës. Krasniqi është dashur të luftonte për titull të botës në kategorinë gjysmë të rëndë të versionit WBO me Cleverlyn më 16 mars, por meçi është shtyrë për 20 prill.

Meçi u shty me kërkesë të uellsianit Cleverly që u arsyetua se ka pasur probleme shëndetësore. Krasniqi fillimisht refuzoi që meçi të shtyhet, por më vonë u detyrua të pranojë këtë. Ai ishte përgatitur intensivisht për 16 mars.

ARKATANA

“Shtyrja e duelit më ka shqetësuar me të vërtetë, por nuk besoj se do të ndikojë kur të ngjitem në ring. Cleverly nuk do ta ketë lehtë. Normalisht se me shtyrje është zgjatur koha e stërvitjeve dhe më duhen shumë gjëra të përsëris, por kështu e ka boksi profesionist”, ka thënë Krasniqi të enjten për gazetën.

Junikasi 26-vjeçar në boksin profesionist njihet me emrin Robin. Ai ka 39 fitore e dy humbje të pësuara në fillim të karrierës. Më herët Krasniqi ka mbajtur titujt WBO European dhe WBO International të cilët i liroi që të boksojë për titull të botës.(koha)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.